Vetëm 73 refugjatë nuk e braktisin Maqedoninë, Qendra e Pranimit në Preshevë gati të pres
Lokale

Vetëm 73 refugjatë nuk e braktisin Maqedoninë, Qendra e Pranimit në Preshevë gati të pres

21.Jul.2016 10:13
0
Në kampin "Tabanoc" në Kumanovë kanë mbetur vetëm 73 refugjatë nga shtatë vende, nga Azia dhe Lindja e Mesme. Refugjatët zyrtarëve nga kampi pak ditë më parë u thanë se nuk duan të shkojnë askund dhe duan të qëndrojnë në kamp.

Siç thonë ata nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, refugjatët thanë se nuk kërkojnë azil në Maqedoni dhe se gjysma e refugjatëve janë të mitur.

Kreu i kampit Goran Stojkovski thotë se të gjithë refugjatët kanë aktivitetet e tyre të përditshme çka tekstualisht thënë, gjithë dita u është përmbushur, transmeton Titulli.com.

‘Meshkujt luajnë shah, letra, domino, tavëll dhe pak ushtrime fizike. Fëmijët meshkuj luajnë në shesh lojërash ose luajnë futboll apo lojën e ndjekjes. Pjesa më e madhe e vajzave argëtohen në dhomën e lojërave ose u ndihmojnë nënave. Nënat përsëri, ose u ndihmojnë kuzhinierëve dhe poashtu i kanë miqtë e tyre ku shoqërohen, ose ngjesin apo ndërtojnë zbukurime për vendin e tyre në kamp. Ata kuptojnë njëri-tjetrin në arabisht dhe anglisht. Ata thonë se këtu nga gjithë kampet e kaluara më mirë kalojnë këtu dhe nuk duan të shkojnë’, tha Stojkovski.

 Ministria e Brendshme dhe Qendra për menaxhim me kriza thonë se kampi do të ekzistojnë për sa kohë që ka një nevojë të tillë.

Ndërsa këto 73 refugjatë janë në mënyrë të sigurtë, në Shkup, në një shtëpi të sigurt mbahen 20 refugjatë, viktima të bandave kriminale që kanë trauma ose dënime psikologjike nga ajo që kanë përjetuar. Disa prej tyre janë dëshmitarë të hetimeve ndërkombëtare.

Ndërsa në kufirin mes Mqedonisë dhe Preshevës nuk ka fluks të refugjatëve dhe se qendra e pranimit në Preshevë dhe Miratoc janë gati  të zbrazëta por edhe presin refugjatë nëse ata vijnë./Titulli.com/

Na granici sa Makedonijom u reonu Preševa za sada nema većeg priliva migranata. Prihvatni centri u Preševu i Miratovcu spremni su za prihvat novog talasa migranata ukoliko do njega doÄ‘e.

Raporti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut flet për gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve në Jug të Serbisë
Presheva dhe rikthimi i vlerave, mbështetje publike për regjisorin Kastriot Saqipi-Kaqa drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration