Vdes një vajzë që u plagos gjatë të shtënave në shkollën në Beograd Lule të vendosura para shkollës në Beograd ku ndodhën të shtënat masive. 6 maj 2023.
Lokale

Vdes një vajzë që u plagos gjatë të shtënave në shkollën në Beograd

16.May.2023 08:21
0

Në Klinikën e Fëmijëve në Tirshova të Beogradit, një vajzë që ishte plagosur gjatë sulmit me armë zjarri në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar”, ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë për televizionin publik serb. 

Vajza kishte pësuar lëndime serioze gjatë të shtënave masive që ndodhën më 3 maj në shkollën në Beograd.

Tetë nxënës dhe roja e sigurimit u vranë gjatë sulmit me armë zjarri, që u krye nga një djalë 13 vjeç.

Qeveria serbe njofton për ashpërsimin e masave për posedimin e armëve

Me vdekjen e nxënëses që ishte e hospitalizuar, numri i viktimave nga ky rast arrin në dhjetë.

Vdes një vajzë që u plagos gjatë të shtënave në shkollën në Beograd
Ambasadori amerikan Hill: Shqipëria dhe Serbia duke punuar së bashku, kanë bërë ndryshim historik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration