Vazhdon projekti i ndërtimit të shtëpive dhe zhvillimit ekonomik në Luginë (Foto & Video)
Lokale

Vazhdon projekti i ndërtimit të shtëpive dhe zhvillimit ekonomik në Luginë (Foto & Video)

17.Jan.2015 23:31
0

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, me seli në Zvicër, të shtunën në mbrëmje ka mbajtur një takim me donatorët vendas që kontribuuan në projektet e realizuara gjatë vitit 2014.

Në Bujanoc, në hapësirat e restorant “Bici”, udhëheqësia e FHKL-së elaboroi rreth vijueshmërisë së projektit të deritanishëm, ku siç u tha nga kryetari Xhelal Memeti, deri në fund të vitit 2014 janë kryer të gjitha obligimet për ndërtimin e 34 shtëpi, në kuadër të projektit “100 shtëpi për Luginën e Preshevës”.

Memeti foli edhe për angazhimin që do të bëhet në fushën e zhvillimit ekonomikë duke bashkëpunuar me biznesmen nga diaspora e Lugina, për të mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës.

Sekretari i FHKL-së, Adnan Imeri, përshëndeti të pranishmit duke i thënë se pas shpalosjes së programit, do t’i jepte më shumë hapësirë kontribuuesve për të shprehur mendimet e tyre me punën e deritanishme që është bërë, raporton portali informativ Titulli.com.

Ndërsa Selmon Bektashi, koordinator për Bujanoc, përveç falënderimit të kontributit që kanë dhënë afaristët dhe qytetarë të tjerë nga Lugina, Diaspora, Kosova e vende të tjera, nënvizoi se nga 34 shtëpi të ndërtuara në Luginë, në Bujanoc janë ndërtuar 14.

Në këtë mbrëmje falënderuese të Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili vlerësoi lartë punën e Fondit, siç tha ai, jep një optimizëm tek qytetarët e komunave Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Arifi theksoi se ishte në gala mbrëmjen e mbajtur në Prishtinë ku u premtuan shumë mjete, mirëpo duke iu drejtuar afaristëve dhe dorëdhënësve të tjerë të pranishëm, tha se ju jeni ata që keni dhënë një kontribut më të madh për këtë çështje.

Duke i falënderuar në emër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), kryetari i Këshillit të kësaj organizate në Preshevë, Granit Kamberi, nënvizoi nevojën e ndihmës së këtij projekti, duke u ndalë edhe tek apeli që është bërë nga KBI e Preshevës tek imamët, për pjesëmarrje të qytetarëve që kanë mundësi, të ndihmohet projekti i ndërtimit të 100 shtëpive.

Ai vlerësoi se të vetmit FHKL dhe BIPBM janë organizatat që të paktën janë interesuar për Medvegjën, Fondi duke ndërtuar shtëpi, kurse BIPBM rindërtimin e xhamisë  me mjete rreth 3.7 milionë dinarë.

Duke qëndruar te interesimi për shqiptarët e Medvegjës, kreu i KBI-së në Preshevë tha se nga politikanët po harrohet Medvegja.

Drejtori i Televizionit Aldi nga Presheva, Isuf Memeti tha se fondi tashmë po identifikohet si ambasadorë i Luginës, jo vetëm në diasporë, por duke arritur atje ku as partitë politike nuk po mund të shkojnë.

Në fund të takimit falënderues dhe koktejit të përgatitur, afaristët si dhe kontribuuesit u nderuan me nga një mirënjohje. /Titulli.com/

 

Për më shumë shiko videon:

 
 
Karateisti nga Lugina shkruan historinë: Bejar Fazliu, në encikopedinë elitare shqiptare!
OVL e UÇPMB-së kërkon kthimin e Lapidarit të Dëshmorëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration