Vazhdon aksioni humanitar për Muhamedin
Lokale

Vazhdon aksioni humanitar për Muhamedin

29.Jun.2012 13:45
0
Edhe sot ka vazhduar aksioni humanitar për Muhamedin në qendër të Buajnocit, ndërsa interesimi për ti ndihmuar Muhamedit është shumë i madh. Aksioni i sotëm ishte pak më ndryshe se ditëve tjera, pasi që piktori nga Bilaçi, Avni Zairi ka dhuruar dy piktura, dhe paratë e shitjes së pikturave do ti dedikohen Muhamedit. Nagip Taipi, iniciatori kryesor për këtë aksion ka thënë për Titullin se interesimi është i madh për ti dalë në ndihmë Muhamedit, ndërsa ai falënderon të gjithë ata që e mbështetën për këtë aksion. “Interesimi është i madh dhe mjetet nga shitja e këtyre pikturave do ti dedikohen Muhamedit. Momentalisht është shumë mirë dhe jemi nga përfundimi, i falënderoj të gjithë ata që i janë bashkangjitur këtij aksioni humanitar, bashkë me stafin e RTV Spektrit dhe Portalit Informativ, Titulli.com”, thotë Taipi. Vlenë theksuar se dje Komuna e Bujanocit ka dhuruar një shumë të hollave prej njëmijë euro, po ashtu edhe KKSH ka dhënë një shumë simbolike prej 200 euro, dhe shumë qytetarë nga Lugina e Diaspora. Për ti dalë në ndihmë këtij vogëlushi nesër do të organizohet edhe “party” në kafiterinë “Citybar” në Preshevë dhe paratë që do të grumbullohen do ti dedikohen Muhamedit. Muhamedi Dermaku, vuan nga sëmundja e syve (baktere në gjak), dhe operimi i është caktuar për të martën (03.07.2012). Stafi i Portalit Informativ Titulli dhe RTV Spektri i falënderon të gjithë ata që ndihmuan në këtë aksion, dhe në emër të stafit, Muhamedit i dëshirojmë operim të suksesshëm./Titulli.com/

 
Bujanoci, aty ku promovohet kultura amerikane
“Citybar” solidarizohet me Muhamet Dërmakun nga Tërnoci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration