titulli.com
Lokale

Vatra: Të veprojmë edhe në Medvegjë si në Bujanoc

17.Jun.2012 22:45
0
Më datën 24 qershor në të gjitha vendvotimet në Medvegjë do të votohet për këshilltarët e Asamblesë Komunale. Prandaj Shoqata  ,,Vatra” i bëjnë thirrje gjithë shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë dhe qytetarëve të dëbuear  me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë, ditën e zgjedhjeve të 24 qershorit të dalin sa më masovikisht në zgjedhjet komunale. Sipas “Vatrës” shqiptarët e Medvegjës duhet të jenë syqelë, dhe të shkojnë atë ditë për të përmbushur obligimin e vet qytetar dhe mbi të gjitha kombëtar. Andaj, ftohen të gjithë qytetarët e Medvegjës që më 24 qershor 2012 e dielë të jenë në vendvotimet e tyre dhe të votojnë për të ardhmen e Medvegjës, apelon “Vatra”. “Të votohet për një Medvegjë  ku do të qeverisin partitë Shqiptare. Gjithashtu, është koha e fundit që ta shpëtojmë Medvegjën, dhe një herë e mirë t`i tregojmë regjimit serb, se edhe Medvegja, si Bujanoci dhe Presheva është shumicë shqiptare, tha për media Shkelzen Agaj nga  “Vatra”./Titulli.com/  
Shqipëtarët dhe heroina në Sërbinë e Jugut
MA e Shqipërisë: Kuotat, tekstet dhe trajnimi i mësuesve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration