Lokale
“Vatra” nuk harron Njaziun
Shoqata “Vatra” sot ka përkujtuar themeluesin dhe ish kryetarin e saj, Njazi Kadriun.
Të rinjtë e kësaj shoqate së bashku me Mustafë Shaqirin nga kryesia, bënë homazhe tek varri, në njëvjetorin e vdekjes së aktivistët të palodhur.
Me këtë rast nënkryetari i të rinjve Shkëlzen Agaj, shpalosi kujtime nga puna që kishte pasur rinia e “Vatrës” me ish kryetarin Njazi Kadriu.
“Kur të gjithë vrapuan pas favoreve dhe pushtetit ai ishte shembull i ndjekjes së një rruge të drejtë dhe të sinqertë në mbrojtjen e interesave kombëtare. Ai i dha shumë Atdheut duke mos kursyer as jetën e tij, ai nuk kishte asgjë para. Ëndrra e tij ishte që rinia të ishte bartëse e proceseve të mëdha kombëtare siç kishte qenë gjithmonë gjatë rrugëtimit të saj në kthesa të caktuar historike për popullin shqiptar”, tha me këtë rast Agaj.
Nënkryetari i kësaj shoqate po ashtu theksoi rëndësinë e ndryshimeve të cilët të rinjtë duhet ti marrin mbi supet e tyre.
“Rinia edhe sot duhet të marrë mbi supet e veta ndryshimet dhe proceset e ndryshme, posaçërisht edhe zgjidhjen e çështjes shqiptare në përgjithësi”, theksoi ai duke shtuar se “të gjithë duhet të ndihemi krenar dhe të përgjegjshëm në rrugën të cilën ai e filloi dhe gjithsesi jemi duke u munduar që të vazhdojmë më tutje”, përfundoi Agaj./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!