Vatra feston 7 vjetorin, rrugëtimi vazhdon
Duke zhvilluar edhe aktivitete simbolike, “Vatra” për shtatë vite ecje të saj, nuk e ka ndalur asnjëherë veprimtarinë.
Në muajin korrik 2012 “Vatra” po mbush shtatë vite që nga themelimi i saj. Për këto shtatë vite ecjeje, herë më ngadalë e herë më shpejt, ajo nuk e ndali rrugëtimin, duke u munduar që së paku moralisht t’u dal ndihmë të dëbuarve nga Kosova Lindore, njëherit të sensibilizoi çështjen e pazgjidhur shqiptare të tri komunave: Preshevë. Bujanoc e Medvegjë, thuhet në njoftimin e Shoqatës e të shpërngulrve të Kosovës Lindore.
Gjatë këtyre viteve “Vatra” zhvilloi aktivitete të ndryshme nga fusha politike, kulturore, humanitare, sociale etj. etj. kryesisht që kanë të bëjnë me të ndjekurit e që janë duke jetuar në Kosovë dhe shqiptarëve që janë duke jetuar në Kosovën Lindore.
Për të pasqyruar këtë punë disavjeçare “Vatra”, në mënyrë simbolike, më 7 korrik do të mbajë manifestim në shenjë kremtimi të shtatë vjetorit të themelimit të saj. Manifestimi do të mbahet në sallën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, duke filluar nga ora 12.00.
Manifestimi përveç fjalimeve nga njerëz të caktuar, do të ketë edhe program kulturo - artistik, si këngë, valle, njëherit do të shfaqet një program i shkurtër dokumentar me fotografi, ku në pika të shkurtra paraqiten aktivitetet e “Vatrës” për këto shatë vite.
Në këtë manifestim, janë të ftuar personalitete të caktuara atdhetare, politike, shkencore si dhe qytetarë nga Kosova e Kosova Lindore./Titulli.com/