"Vatrës" po i ikin themeluesit, edhe Sejdulla Kadriu e braktis atë! Sejdulla Kadriu
Lokale

"Vatrës" po i ikin themeluesit, edhe Sejdulla Kadriu e braktis atë!

16.Nov.2015 17:40
0
Lëvizja Qytetare "Vatra", me seli në Gjilan, duket se ka telashe, pasi kohëve të fundit asaj po i ikin edhe atë që janë vlerësuar themelues dhe shtylla të saja. Pas Ismet Tafilit dhe Hajrush Ramadanit, anëtar të kryesisë që kohë më parë u larguan nga Vatra, sot edhe Sejdulla Kadriu, njëri ndër themeluesit e Vatrës, ish kryetar i parë i saj, aktualisht anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, ulëse e fituar nën logon e Vatrës, e ka braktisur atë.

Kadriu, ekskluzivisht për Portalin 2L ONLINE, e ka bërë të ditur largimin e tij definitiv nga kjo Lëvizje, por ka qenë i rezervuar sa i përket publikimit të arsyeve. “Janë arsye objektive që më nuk mund të jem pjesë e kësaj Lëvizjeje”, ka thënë Shkurt Kadriu, megjithatë pa e fshehur atë se kohëve të fundit ka qenë i pakënaqur me zhvillimet në këtë Lëvizje, sidomos në strukturat drejtuese të saj.

Largimi i tij e bënë interesant edhe faktin se kjo Lëvizje ka qenë e përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Gjilanit me një anëtar, pikërisht me Sejdulla Kadriun dhe largimi i tij nga Vatra e le këtë Lëvizje edhe pa përfaqësim në Kuvend, ndërkohë që tani pas publikimit të largimit të tij nga Vatra, do të shikohet edhe përfaqësimi nëpër Komitete ku "Vatra" ka përfaqësimin e saj.

“Po, unë jam anëtar i Kuvendit Komunal, por tani e tutje do të jem në cilësinë e asamblistit të pavarur, nuk do ta përfaqësojë më Vatrën”, ka thënë Kadriu, për të shtuar se do të vazhdojë të jetë zëri i të drejtave të qytetarëve të Kosovës Lindore, këndej e andej, kufirit aktual, dhe në këtë drejtim do të vazhdojë të jep kontributin e tij politik.

Përndryshe, ai ka mohuar se largimi i tij nga Vatra, ka të bëjë me ndonjë subjekt tjetër të cilës mund t’i bashkohet. “Jo, unë thjesht do të jem i pavarur për momentin dhe nuk do kalojë në ndonjë subjekt tjetër politik”, ka thënë Sejdulla Kadriu. /2L ONLINE/

Preshevë: Sulmet frikësojnë refugjatët (Video)
Delegacioni nga Shqipëria njihet për së afërmi me problemet në Luginë (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration