Varianti Delta: Të pranohet se lufta ka ndryshuar ndaj virusit Corona
Shkencë dhe teknologji

Varianti Delta: Të pranohet se lufta ka ndryshuar ndaj virusit Corona

01.Aug.2021 08:00
0

Një studim i ri amerikan, tregon, se varianti Delta i virusit Corona mund të depërtojë më lehtë se të tjerët mburojën imunitare të vaksinës. Megjithatë ajo mbron nga sëmundja e rëndë e vdekja. 

Autoriteti Amerikan i Shëndetësisë, CDC është i shqetësuar. Pas një shpërthimi të Coronës në evenimente të mëdha të organizuara në shtetin federal, Masaçusets tani dihet: Gati tre të katërtat e të infektuarve ishin të vaksinuar plotësisht. Në përgjithësi pas disa organizimeve në Barnstable u konstatuan 469 raste të Coronës, nga të cilët 74% ishin persona të vaksinuar plotësisht. Në 133 raste të provave të testuara u gjet varianti Delta në 90% të tyre, thuhet në studim.

Si sëmundja e lisë?

Sasia e virusit tek të infektuarit me variantin Delta është dukshëm më e lartë dhe infektimi mund të transmentohet me lehtësi, thuhet në një raport të brendshëm të Autoritetit Amerikan të Shëndetësisë, CDC, të publikuar nga gazeta e njohur, "Washington Post". Duhet „të pranohet se lufta ka ndryshuar", thuhet në një nga faqet e raportit. Delta është po aq ngjitëse si lija e dhenve, beson ky autoritet. Lija e dhenve dihet, se mund të përhapet edhe në disa metra përmes ajrit. Drejtuesja e CDC, Rochelle Walensky e vlerësoi studimin si mjaft shqetësues. Së fundmi ky autoritet kishte përshtatur rregullat kundër virusit me përhapjen e variantit Delta përfshirë ashpërsimin e tyre. Edhe për të vaksinuarit rekomandohet mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura.

Por efektshmëria e vaksinës kundër COVID-19 nuk është vënë në dyshim nga CDC. Vaksina edhe në rastet e infektimit me Delta mbron me gjasë të madhe nga ecuria e rëndë e sëmundjes apo vdekja. Ky variant i virusit shënon në SHBA më shumë se 80% të rasteve. Aktualisht në SHBA fushata e vaksinimit ndodhet në vendnumëro.

la/wa/haz (rtr, dpa)

Kolona deri në 800 metra te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Shpallet tenderi nga BE drejt ndërtimit të hekurudhës së shpejtë Beograd-Maqedonia e Veriut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration