Vaksina e Oksfordit, imune te të moshuarit
Vaksina e Universitetit të Oksfordit ‘prodhon’ një përgjigje të fortë imune te të moshuarit, bazuar në rezultatet e hershme të testimeve.
Sipas Reuters, të moshuarit janë njëherësh grupi më i rrezikuar nga koronavirusi.
Vaksina shkakton antitrupa mbrojtëse dhe qelizat T në grupmoshat më të vjetra, duke inkurajuar studiuesit që të kërkojnë prova për këtë trajtim, në mënyrë që të përdoret edhe në të ardhmen te të moshuarit për sëmundje të tjera serioze.
Gjetjet tregojnë se vaksina gjeneroi përgjigje të fuqishme imune te një grup njerëzish të rritur e të shëndetshëm midis 18 dhe 55 vjeç.
Mirëpo, sipas paralajmërimeve, testet pozitive të imunogjenitetit nuk garantojnë që vaksina të dalë efektive dhe e sigurt te njerëzit e moshuar.
Gjatë ditës së djeshme eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në ShBA, Anthony Fauci, deklaroi se në fund të muajit nëntor do të kuptohet nëse një vaksinë është e sigurt kundër Covid-19.