Ushtrime të syve për të përmirësuar shikimin tuaj
Ushtrimi i syve është një nga gjërat më të thjeshta, të cilën shumë pak njerëz e bëjnë, por që ndihmon shumë në përmirësimin e shikimit. Në këtë artikull do të gjeni disa ushtrime vetëm për pak minuta që do t’iu përmirësojnë shikimin.
Mbyllni dhe hapni sytë për dy minuta. Ky ushtrim ndihmon për të rregulluar qarkullimin e gjakut brenda syve tuaj.
Rrotullojeni kokën në lëvizje rrethore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Fillojani nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lartë-poshtë. Edhe ky ushtrim e rritë qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.
Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Errësira besohet se ndihmon në forcimin e qelizave të receptorit në sytë tuaj, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit të mirë.
Mbyllni sytë shumë për tre deri në pesë sekonda, pastaj hapni. Këtë përsëriteni shtatë herë sepse ndihmon në relaksimin e muskujve të syve dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut te sytë.