Universiteti Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë hap konkurs për regjistrimin e studentëve
Lokale

Universiteti Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë hap konkurs për regjistrimin e studentëve

01.Sep.2020 13:22
0

Universiteti Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë ka hap konkurs për regjistrim të studentëve në vitin akademik 2020/2021.

KONKURS  PËR REGJISTRIM- AFATI SHTATORIT PËR VITIN AKADEMIK 2020/2021, NË DEGËN E UNIVERSITETIT INTERNACIONAL TË NOVI PAZARIT DEGA NË PRESHEVË.

Shpallet konkurs për regjistrimin e studentëve për studimet themelore akademike në Universitetit Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë, për vitin akademik 2020/2021 me kuotat e regjistrimit për programet e studimore edhe atë:

STUDIMET THEMELORE-240 ESPB:

FAKULTETI FILOLOGJIK ( studimet themelore/ 4 vjeçare)
*GJUHË DHE LETËRSI SERBE....../ 15 studentë;
*GJUHË DHE LETËRSI ANGLEZE…../30 studentë;
*GJUHË DHE LETËRSI GJERMANE ………./30 studentë;

FAKULTETI I SHKENCAVE PEDAGOGJI-PSIKOLOGJI
(studimet themelore 4 vjeçare)
*EDUKATORE I FËMIJËVE PARASHKOLLOR……/ 30 studentë;
*PSIKOLOGJI……………………………………………/ 30 studentë;

FAKULTETI JURIDIK (studimet themelore 4 vjeçare)
*JURDIK I PERGJITHSHËM………………………/ 30 studentë;
*JURIDIK I PUNËVE TË BRENDSHME…………/ 30 studentë

FAKULTETI EKONOMIK (studimet themelore 4 vjeçare)
*EKONOMI E PËRGITHSHME…………………………./ 30 studentë;

FAKULTETI I INFORMATIKËS (studimet themelore 4 vjeçare)
INFORMATIKA …………………………………………/ 30 studentë;

FAKULTETI I ARTEVE
Departamenti:
*ART FIGURATIV........................................................./ 10 studentë;
*ARTET APLIKATIVE……………………………………/ 10 studentë;

KUSHTET E KONKURSIT:
Të drejtën e kërkesës për regjistrim mund ta bëjnë kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme me kohëzgjatje katër vjeçare;

DOKUMENTET PËR REGJISTRIM:
1. Diplomën dhe dëftesat e katër viteve të shkollës së mesme,
2. Certifikatën e lindjes.

AFATI I SHTATORIT PËR PRANIM
Dorëzimi i dokumentacionit nga data 01.09.2020 - 22.09.2020,
Regjistrimi i kandidatëve bëhet prej datës 28.09.2020 - 02.10.2020.

Sekretari për shërbime të përbashkëta në UNP:
Trtovac Sead, jurist i diplomuar.
Universitetin Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë.
Rr. Vlezërit Frashëri PN/
Tel. 069655224 E-mail: presevo@uninp.edu.rs

Për më shumë informacione mbi programet dhe mundësit e studimit, klikoni në: htpps://www.uninp.edu.rs
ZGJIDH MË TË MIRËN, QË TË BËHESH MË I MIRI !
Ju mirëpresim!

Kryetari i komunës së Bujanocit: Ky vit shkollor në kushte të pandemisë Covid-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration