UNHCR siguron nxehje për refugjatët, Serbia mundë të përfitojë  ndihmë prej 16 milion dollarë
Lokale

UNHCR siguron nxehje për refugjatët, Serbia mundë të përfitojë ndihmë prej 16 milion dollarë

14.Dec.2015 17:16
0
"Agjensioni i Kombeve të Bashkuara për refugjatë në Serbi (UNHCR) prej qershorit deri më tani ka dhuruar pajisje me vlerë prej 264.000 dollarë të cilën e përdor policia në Qendrën për Pranim në Preshevë", ka deklaruar shefi i UNHCR-së Hans Shoder dhe ka lajmëruar se UNHCR në vitin 2016, do t'i siguroj Serbisë ndihmën prej 16 milion dollarë, trasnmeton tanjug.

Ai ka thënë se në Qendrën për Pranim në Preshevë, në kuadër të Planit Rajonal të përgjegjësisë së agjensionit të Kombeve të Bashkuara edhe partnerët propozojnë që në vitin e ardhshëm për Serbinë të ndahen gjithsej 45 milionë dollarë.

Shoder ka thënë se UNHCR-ja këtë vit do të siguroj 6,2 milion dollarë ndihmë për qeverinë serbe në krizën me refugjatë.

Siç thuhet, këto mjete do të përdoren për ushqim, veshje, mbathje, batanije dhe nevoja tjera të ndryshme, akomodim, paisje etj.

Shoder ka thënë se si qëllim është që në mënyrë të përshtatshme të përkujdesen për refugjatët, si dhe në të gjithë këtë t’i ndihmohet popullit serb.

Kur është fjala për donacionin për Qendrën për Pranim në Preshevë për nevojat e Ministrissë së Punëve të Brendshme ,  UNHCR-ja në Serbi deri më tani ka dhuruar tetë pajisje për leximin e gishtrinjëve të refugjatëve, prej të cilave dy përdoren në Dimitrovgrad, pastaj 13 kompjuter, dy detektor të kontrollimit, dy detektor për metal, mobilje për zyra dhe mjete tjera të cilat përdoren gjatë regjistrimit.  

Në mënyrë që t’i ndihmohet refugjatëve gjatë dimrit, UNHCR-ja ka siguruar nxehje në Qendrën për Pranim në Preshevë, në tri pavijone dhe 35 kontejner në të cilat mund të vendosen nga gjashtë persona nga familjet me fëmijë të vegjël.

Të gjithë kontejnerët nga e hënë do të furnizohen me nxehje në mënyrë të rregullt.

Shoder ka thënë se nxehja qendrore është siguruar edhe në objektin për pararegjistrim, si dhe në dy pavijonet për pritje për regjistrim. Këta objekte në mënyrë të plotë janë pajisur për dimër, ndërsa UNHCR-ja këto i ka siguruar në bashkëpunim me Këshillin Danez për Refugjatë. ./Titulli.com/

 

Vendimin për Asociacionin e Luginës poena të çastit politk, grupi i punës ngelet në pushime
Titulli identifikon kërkesat e shqiptarëve të Luginë së Preshevës për katër fusha
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration