Uglanin kërkon votën e shqiptarëve të Luginës
Lokale

Uglanin kërkon votën e shqiptarëve të Luginës

11.Mar.2014 23:52
0
Kreu i BIPBM-së, Nexhmedin ef. Saqipi e siguroi Uglaninin se do ta ketë mbështetjen e tij në këto zgjedhje dhe se nuk do të mungoj vota shqiptare edhe nga shqiptarët e Luginës së Preshevës Kandidati për deputet nga radhët e Partisë së Aksionit Demokratik nga Sanxhaku, Sulejman Uglanin, vizitoi Komunën e Buajnocit. Gjatë vizitës së tij protokolare z. Uglanin, pati rastin të takohet edhe me njeriun e parë të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, të cilën e përgëzoi për reformat në këtë institucion të lartë fetare si dhe e uroi për emërimin e tij për kryetar. Qëllimi i vizitës së Uglaninit në Bujanoc, ishte njohja për së afërmi për organizmin fetar të BIPBM-së si dhe atmosfera e zgjedhjeve parlamentare, të 16 marsit. “Vëllezërit shqiptarë duhet të dalin në zgjedhje, ngase vetëm përmes votës së lirë mund t’i përfaqësojnë interesat e tyre në Kuvendin republikan të Serbisë. Gjatë mandatit të kaluar kemi pasur rastin shpesh përmes rrugëve parlamentare dhe qeveritare të përfaqësojmë interesat e pakicave kombëtare, duke mos lënë anash për asnjë çast edhe interesat e shqiptarëve. Përmes Ministrisë për  investime kapitale, jemi mundur të jemi pjesë e disa projekteve me rëndësi për qytetarët e këtyre komunave”, tha mes tjera Sulejman Uglanini. Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi e njoftoi z. Uglanin, për rrjedhat e organizimit fetar në këto komuna dhe për jehonën e zgjedhjeve parlamentare në Luginë të Preshevës. Kryetari i BIPBM-së, z. Saqipi e falënderoi z. Uglanin për këshillat e tij dhe sugjerimet që shqiptarët mysliman duhet të jenë unik, në mënyrë që rrymat politike të mos i përçajnë e mos t’i ndajnë për qëllime të caktuara. Ai, nuk la pa përmendur popullaritetin e Uglanit në Luginë, i cili gjatë viteve të 90-ta pat marrë një mbështetje të fortë nga shqiptarët kur u kandidua atëherë për president të Serbisë. Njofton Qendra Informative e BIPBM-së , Bujanoc, 11.03.2014
Kamberi: Partia e kryetarit të komunës së Bujanocit po dërgon vëzhgues në emër të partive serbe
Izolimi është i mirë nëpër bodrume e jo në proceset politike (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration