U zhduk mes bjeshkëve të Sharrit, xhaxhai i kuksianit ngre dyshime: Na erdhi një telefonatë me prefiks të Ukrainës (video)
Rajoni dhe Politika

U zhduk mes bjeshkëve të Sharrit, xhaxhai i kuksianit ngre dyshime: Na erdhi një telefonatë me prefiks të Ukrainës (video)

11.Sep.2022 23:44
0

20 km nga fshati Borje i Kukësit, banorët shkojnë në Bjeshkët e Sharrit në Kosovë për të mbledhur boronica, aty ku shkelet mbi para sikurse thonë ata.

Mbledhja e boronicave ju siguron të ardhurat për jetesën, por këtë sezon fshati u trondit nga humbja e një djali të ri nëpër bjeshkë.

“Ky është rasti i parë që ndodh diçka e tillë. Kemi 20 vjet që mbledhim boronice dhe asgjë nuk na ka ndodhur. Lus Zotin që të jetë rasti i humbur”, deklaroi për Top Channel xhaxhai i djalit të zhdukur.

Në bjeshkët e Brodit  dyshohet se Meladin Adili, djali 27-vjeçar nga Borja e Kukësit, ka humbur kontaktet me 6 shokët e tij mëngjesin e 3 shtatorit teksa kishte dalë për të mbledhur boronica.

Prej asaj dite edhe pse kërkimet kanë vijuar, djali as nuk është parë, as zëri nuk i është dëgjuar më.

I gjithë fshati prej një jave është në kërkim të Meladinit, teksa familjarët kërkojnë që përpjekjet e policisë së Kosovës me të Shqipërisë të thellohen në punën për gjetjen e djalit.

“Jemi përpjekur. Atë ditë që ka humbur djali në ora 8:30 kemi pasur një telefonatë në lidhje me të. Telefonata që ka ardhur kishte prefiksin e Ukrainës. Telefonata është e dyshimtë, por ka edhe njëfarë shprese se ai mund të jetë gjallë. Pra kemi dyshime mos është marrë nga dikush. Nuk e di…Kjo të saktësohet nga ka ardhur telefonata”, shprehet tutje xhaxhai i djalit.

Banorët thonë se moti në bjeshkë ndryshon çdo 15 minuta.

Moti është i paparashikueshëm dhe në këto kushte me këto reshje të dendura shiu kërkimi ka ndaluar.

Shqipëria dhe Kosova me një Abetare, Rama: Moment i veçantë pas një pune të shkëlqyer
Komuna e Bujanocit me listën përfundimtare të përfituesve të fondeve nga bizneset (lista)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration