Tupalla, qendër e shqiptarëve të Luginës (Foto)
Me organizimin e Komunës së Medvegjës, nën shfaqjet e Shoqërisë Kulturoro-Artistike “Shqiponjat e Medvegjës, sot u mbajt manifestimi tradicional “Takimet e Vendlindjes 2015”.
Fshati Tupallë i komunës së Medvegjës, tradicionalisht edhe sot, më 1 Maj, ka shënuar “Takimin e Vendlindjes 2015”.
Me program kulturor, muzikor, valle e sport, shqiptarët nga rajone të ndryshme të premten u takuan në Medvegjë.
Të shpërngulurit nga ky rajon të cilët me vite jetojnë në Kosovë, për një moment u kthyen në vatrat e tyre stërgjyshore, për t’u çmadhur dhe mbajtur lidhjet me të afërmit, që vazhdojnë të qëndrojnë në Tupallën e Medvegjës si dhe me gjerë në këtë komunë, raporton Titulli.com.
Bashkë me qytetarët medvegjas, disa nga Bujanoci e Presheva, në “Takimet e Vendlinjes 2015” qëndruan edhe dy deputetët popullor nga Lugina, Riza Halimi e Shaip Kamberi.
Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe nënkryetari nga komuna fqinje e Kosovës, nga Kamenica, Fatmir Matoshi dhe drejtori për arsim në këtë komunë,Agim Shkodra.
“Takimet e Vendlindjes” është manifestim tradicional i cili për disa vite me radhë bashkon shqiptarët e Medvegjës dhe më gjerë./Titulli.com/