Tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore nga lista “Beteja e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” (video)
Tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore Lista “Beteja e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi”.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi mbahen më 17 dhjetor 2023, shqiptarët e Luginës marrin pjesë me 2 lista zgjedhore.
Postimi i plotë nga Shaip Kamberi:
Me pamje nga tubimi përmbyllës, faleminderoj çdo qytetarë të Luginës për përkrahjen e kontributin e dhënë gjatë kësaj fushate.
Faleminderoj partnerët e koalicionit, dashamirët dhe vullnetmirët e Luginës.
Vazhdoj të besoj që për shqiptarët përfaqësimi është i domosdoshëm. Që beteja nuk guxon të ndalet. Që ne jemi në rrugë të drejtë e që mbështetja popullore nuk do të mungojë.
Tani, disa minuta para se të hyjmë në heshtje zgjedhore, ju ftoj të vazhdoni mobilizimin. Të angazhoheni. Të fitojmë.
Ndryshe nuk bënë. Ndryshe nuk mundet.
Shihemi të dielën në mbrëmje. Në festën e madhe të shqiptarëve të Luginës. Festën e fitores.
13deri në fitoren e madhe.
Zoti i bekoftë shqiptarët.