Tryeza në Bujanoc: Mediat e shoqërisë civile janë treguar më objektiv krahas mediave komerciale
Nedim Sejdinoviq, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës duke folur për funksionimin e mediave të shoqërisë civile tha se kanë treguar një rezultat pozitiv në menaxhimin dhe përpjekjet për informim më objektiv krahas mediave komerciale, shkruan Titulli.com.Ndërsa për marketingun dhe sigurimin e mjeteve nga bizneset lokale ka shpjeguar Dushan Meshiq ekspert i medias dhe trajnues i gjigandit medial BBC në Londër i cili theksoi se është e mundur dhe duhet bërë përpjekje të sigurohen më shumë të ardhura të qëndrueshme duke përfshirë komunitetet lokale.
Pjesë e debatit ishte edhe Mitko Jakovllevski, ekspert i medias i cili u përqëndrua më shumë në format e reklamimit në radio dhe shfrytëzimin e potencialeve lokale për të rritur të ardhurat nga marketingu.
Për mënyrën e punës dhe sigurimit të mjeteve për mediat në Kosovës është shprehur edhe Isak Vorguçiq, nga RTV KIM, Çagllavicë i cili deklaroi se është duke i shërbyer publikut vendas lokal me format e gazetarisë të prezantimit duke siguruar edhe financimin përmes projekteve.
Kjo tryezë është realizuar në Bujanoc nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropina në Serbi me “Marketingu dhe udhëheqja-mjete për përfshrirje aktive të komunitetit në media”./Titulli.com/