Trupi Koordinues shpall listën e bursave për nxënësit e shkollave të mesme
Lokale

Trupi Koordinues shpall listën e bursave për nxënësit e shkollave të mesme

05.Nov.2019 11:58
0

Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka shpall listën e përfituesve të bursave për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2019/2020.

 Listën mund ta gjeni më poshtë tek linçet të shpallura nga Trupi Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

 Rang lista preleminare Preshevë 2019 (pdf)

Rang lista preleminare Bujanoc 2019 (pdf)

 Rang lista preleminare Medvegjë 2019 (pdf)

 

Ankesat për rang listën përfundimtare të kandidatëve mund të dorëzohen Shërbimit të Trupit Koordinues në të njëjtën mënyrë si lutjet për ndarjen e bursave, më së voni në afat prej 15 ditë nga dita e shpalljes së rang listës preleminare. Kandidatët për ndarjen e bursave kanë të drejtë për ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të Vendimit mbi përzgjedhjen e bursistëve, në përputhje me nenin 32 dhe 147 të LigJit mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Në kontrat duhet të ceken arsyet për dorëzimin e ankesave dhe arsyeshmëria, gjegjësisht së bashku me ankesën duhen të dorëzohet dokumentacioni i duhur dëshmues.

Ankesa e cila është e pa arsyeshme ose nëse me të nuk është dorëzuar dokumentacioni i duhur  nuk do të shqyrtohet. Ankesa e cila nuk dorëzohet me kohë apo e cila është dorëzuar nga ana e personit të paautorizuar do të refuzohet. Komisioni për bursat e nxënësve të shkollave të mesme do të shqyrtojë ankesat dhe të përcaktojë rang listën përfundimtare të kandidatëve.

 Rang lista përfundimtare dhe lista e kandidatëve me shembujt e kontratës, Shërbimi i Trupit Koordinues do t`i përpiloj dhe dorëzoj shkollave në afat prej tetë ditësh nga përfundimi i afatit për ankesa të rang listës shkruan Titulli.com.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration