Trupi Koordinues do të vazhdoj përkrahjen ndaj komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka deklaruar se mesazhet nxitëse të liderëve shqiptar janë kërcënimi i tyre që situata e paqësore të kthehet në kritike dhe të shkaktojë tension.Stankoviq ka deklaruar për “Veçernje Novosti” se në të gjitha bisedimet me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, UE-në dhe OSBE-në ka marrë garancë se edhe ata kundërshtojnë ripërbërjen e kufijve dhe bashkimin e territoreve.
A mund shteti të reagoj sëpari në mesazhet e Musliut i cili “Shqipërinë e madhe” e mendon deri në Nish?
„Ai është zyrtar i Republikës së Serbisë edhe atë i dyfishtë. Merrë pagë edhe si kryetar i KK të Bujanocit dhe si njeriu i parë i Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Për këtë sëpari duhe të shikohet se a është në konflikt interesi. Edhe ministria përkatëse duhet të bisedoj me atë dhe të shikohen se cilat janë sanksionet e mundshme”.
Si “pranohen” këto deklarata nxitëse në terren?
„Edhe kryetari i Shqipërisë Nishani, në Bujanoc ka porositur bashkëqytetarëve të vetë se ata janë qytatarë të Serbisë dhe t`i përmbahen ligjeve të tyre. Musliu provokon, ndërsa ka marrë shumë hapësirë në media.
Por, deklarata është e rrezikshme...
„Atë duhet të trajtohet si funksioner lokal dhe të zbatohen ligjet. Kur është fjala për Ramën, atëherë zyrtarët më të lartë duhet t`i drejtohet bashkësisë ndërkombëtare, nëse duhet edhe Këshillit të Sigurimit.
Sa janë mundësitë që Musliu sëpaku të përgjigjet?
„Ata të cilët e kanë zgjedhur duhet të deklarohen se a e mbështesin këtë çka është duke e bërë. Ndërsa Trupi Koordinues do të vazhdoj që t`i ndihmojë të rrezikuarve në tri komuna, të cilët nuk duhen të vuajnë përshkak deklaratave të tij.
Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues