
Trupi Koordinues anulon vendimin për ndarjen e bursave
Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka marrë vendim për anulim e vendimit të Konkursit të shpallur të mëparshëm për ndarjen e bursave për regjistrim në studime në Universitetin e Novi Sadit.
Në arsyeshmërinë e vendimit qëndron se pas konkursit të shpallur, komisioni i formuar dhe procedura e filluar e konkursit, në të cilën në bazë të ankesave të paraqitura, është konstatuar se egziston mundësia për krijimin e kritereve të reja për qëllim të sigurimit të kushteve më të larta të mundshme për vlerësimin e kandidatëve të paraqitur.
Në këtë vendim Shërbimi i Trupit Koordinues edhe këtë herë njofton të gjithë kandidatët e interesuar. Konkursi i ri për ndarjen e bursave do të shpallet shumë shpejtë, rreth të cilit Shërbimi i Trupit Koordinues me kohë do t`a njoftojë publikun.