“Tregime të moçme shqiptare” vijnë në botimin dygjuhësh shqip-frëngjisht nga QBD
Kulturë

“Tregime të moçme shqiptare” vijnë në botimin dygjuhësh shqip-frëngjisht nga QBD

03.Apr.2021 09:23
0

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, Qendra e Botimeve për Diasporë sjell falas online  përkthimin e rrëfimeve më të dashura nga letërsia shqipe për fëmijë, me autor Mitrush Kutelin. Përrallat e “Tregimeve të moçme shqiptare” vijnë në botimin dygjuhësh shqip-frëngjisht, përkthyer nga Evelyne Nouges dhe redaktuar nga Saverina Pasho në gjuhën franceze. Së shpejti dhe në shtyp.

“Tregime të moçme shqiptare” është pjesë e projektit të botimeve dygjuhëshe, ndërmarrë nga QBD-ja. Dhjetë tregime të përzgjedhura nga vëllimi “Tregime të moçme shqiptare”, me autor Mitrush Kutelin, të përkthyera në pesë gjuhë: anglisht, italisht, greqisht, gjermanisht dhe frëngjisht.

Këto tregime dhe përralla do të shërbejnë për zgjerimin e njohurive, marrjen e informacionit dhe kultivimin e dijeve të nxënësve në Diasporë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën amtare. Ky botim shërben edhe si tekst ndihmës për shkollat në Diasporë, me qëllim thellimin e njohurive të tyre mbi gjuhën shqipe. Vepra e njeh brezin e ri të Diasporës me një autor të rëndësishëm të letërsisë shqipe, si dhe me një gjuhë të pasur, duke kultivuar ndjenjën e krenarisë për identitetin kombëtar shqiptar në Diasporë, duke i njohur ata me pasurinë e tregimeve të moçme shqiptare, si dhe me madhështinë e trashëgimisë sonë popullore. Botimi përfshin  ilustrimet e Gazmend Lekës.

 

 

Në këtë projekt janë angazhuar përkthyes të rëndësishëm e me përvojë nga gjuha shqipe: Andrea Grill në gjuhën gjermane, Evelyne Noygues në gjuhë franceze, Eugenio Scalambrino në gjuhën italiane, Ron Berisha në gjuhën angleze dhe Eleana Zhako në gjuhën greke.

“Duke përkthyer tregimet e Kutelit, tashmë unë kam fatin të hyj thellë në prozën e tij lidhur me baladat, këngët e kreshnikëve qe i përkasin traditës gojore të letërsisë shqipe.

Botimi dhe shpërndarja e librave shqip, si dhe e përkthimeve të tyre, ruan lidhjet gjuhësore me diasporën nëpër botë, e cila gjithnjë kërkon të ruajë identitetin e vet. Botimi dhe shpërndarja e librave shqip, si dhe e përkthimeve të tyre, ruan lidhjet gjuhësore me diasporën nëpër botë, e cila gjithnjë kërkon të ruajë identitetin e vet.

Qendra e Botimeve për Diasporën po bën një punë shumë të dobishme, duke propozuar dhe shpërndarë tekstet letrare dhe shkollore. Është një ndihmë e madhe për të gjithë ata që duan të rrinë në kontakt me kulturën shqiptare”, shprehet ndër të tjera përkthyesja në frëngjisht e tregimeve të Kutelit, sjellë në botimin dygjuhësh (shqip-frëngjisht) nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Evelyne Noygues është studiuese e letërsisë dhe e historisë, si dhe përkthyese e letërsisë shqipe. Lindi në Francë dhe gjuhën shqipe e mësoi në Paris (Institut national des langues et civilisations orientales -INALCO-) ku u diplomua me një gradë Master në studime historike evropiane dhe gjuhë shqipe. Është një nga themelueset e një shoqate kulturore franceze kushtuar të gjitha aspekteve të kulturës shqiptare dhe që nga viti 2009 menaxhon faqen në internet: Association-albania.com. Jeton dhe punon në Francë.

 Noygues e ka vizituar Shqipërinë në vitin 1988 për të kryer studimet e saj dhe ka jetuar në vendin tonë që nga viti 1991 deri në vitin 1994. Tani ajo kthehet rregullisht në Shqipëri për projekte letrare dhe artistike.

Ka përkthyer në frëngjisht një veprash e artikuj të autorëve shqiptarë, si: Ridvan Dibra, Jeton Neziraj, Dashnor Kokonozi, Maks Velo etj.

“Përkthimi i kësaj vepre të Kutelit ishte një kënaqësi dhe njëherësh një sfidë e madhe. Ky publikim është fryt i një motivimi dhe pune skrupuloze si dhe i sinergjergjisë së përsosur me përkthyesen Evelyne Noygues, njohëse e mirë e gjuhës shqipe. Por ishte edhe dëshira për t’u ofruar qindra fëmijëve të diasporës një libër kaq të dashur të fëmijërisë sime, që çoi në realizimin me sukses të kësaj ndërmarrjeje të vështirë. Këto tregime që të mahnisin me stilin elegant, gjuhën e pasur, magjinë e pashmangshme të përrallës, janë një thesar që nuk duhet t’u mungojë fëmjëve tanë, janë një trashëgimi që u pasuron shpirtin e mendjen duke i futur në një univers sa të largët e fantastik aq edhe real e të prekshëm. Ky libër i ndihmon të kuptojnë nga kanë ardhur dhe si të rriten mirë e të virtytshëm, si trashëgimtarë të një vendi të vogël me vlera të mëdha”, shprehet ndër të tjera Prof. Dr. Saverina Pasho, redaktorja në frëngjisht e tregimeve të Kutelit, sjellë në botimin dygjuhësh (shqip-frëngjisht) nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Prof. Dr. Saverina Pasho është pedagoge pranë Departamentit të Gjuhës Frënge të Universitetit të Tiranës dhe përkthyese e një sërë veprash nga letërsia franceze. Ajo ka një përvojë të pasur 35-vjeçare, veçanërisht në fushën e letërsisë moderne dhe të historisë së Francës si dhe komunikimit e përkthimit. Saverina Pasho ka një kontribut të konsiderueshëm në kërkimin shkencor me artikuj e studime të shumta, ku mund të veçojmë monografinë për I. Kadarenë “Kadare midis miti dhe romanit të shkruar” në gjuhën frënge dhe të botuar jashtë vendit.

Një smartfon Android grumbullon 20 herë më shumë informacione rreth përdoruesve se iPhone
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration