Transparencë në Preshevë: Debat publik me qytetarë për investimet dhe buxhetin e vitit 2022
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka realizuar debat publik me qytetarë për planin investim dhe buxhetin 2022.
Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:
DEBATI I SOTËM PUBLIK FUQIZOI PJESËMARRJEN E QYTETARËVE NË PLANIFIKIMIN E INVESTIMEVE DHE BUXHETIT
Sot, në Sallën e Kuvendit, patëm një diskutim shumë të dobishëm me qytetarë, në debatin publik për Planin Investiv dhe Buxhetin e ri .
Ekonomistë, arkitektë, ndërtimtarë, zejtarë, bujq, blegtorë, punëtorë, ndërmarrës, politikanë, përfaqësues institucionesh arsimore dhe administrative, organizata joqeveritare, media etj, nga vendbanime të ndryshme, ridëshmuan se pjesëmarrja e qytetarëve e bën më të mirë dhe më demokratik planifikimin e investimeve dhe të buxhetit publik.
Falenderoj pjesëmarrësit për diskutimet, idetë, sugjerimet, kritikat, kërkesat dhe këshillat e tyre. Ato do të përfshihen në procesin e përpilimit të Buxhetit dhe të Planit Investiv për vitin vijues.
Takimet në terren gjatë këtyre ditëve dhe debati i sotëm publik vërtetojnë se duhet të zhvillojmë edhe mëtej politikat dhe modelet e zbatimit të buxheteve pjesëmarrëse me qytetarë.
Është e drejtë e taksapaguesve dhe qytetarëve të jenë sa më shumë pjesëmarrës në procesin e planifikimit të investimeve publike dhe të përpilimit të buxhetit komunal, duke i identifikuar problemet dhe duke i hierarkizuar nevojat dhe investimet prioritare.