Trajneri gjerman teston talentët e futbollit në Luginë (Video)
Lokale

Trajneri gjerman teston talentët e futbollit në Luginë (Video)

20.Oct.2015 17:05
0
Nën organizimin e Lidhjes së Sporteve Preshevë, sot në stadiumin A&B ka filluar kampi tre ditorë për zbulimin e talenteve të futbollit. Klasifikimin e talenteve do të bëjë trajneri gjerman Dieter Paffrath, ku më pas ata do të udhëtojnë për në gjermani. Futbollistëve po u bënë konkurrencë edhe Sara Hasani, futbollistja e parë femër në Luginë që po pretendon të jetë pjesë e kampit gjerman.

Kjo stërvitje e këtyre futbollistëve nuk është e rëndomtë. Ata sot janë nën urdhrat e trajnerit gjerman Dieter Paffrath. Aftësitë që do t’i shfaqin para trajnerit gjerman mund të jenë çelësi i karrierës së tyre. E tërë kjo po bëhet në kuadër të kampit 3 ditorë, që ka organizuar Lidhja e Sporteve Preshevë. 

Siç raporton TVP, në mesin e futbollistëve është edhe një femër që po i bën konkurrencë djelmoshave. Sara Hasani është një futbolliste e shkëlqyer , e cila po shpreson që të jetë pjesë e kampit në gjermani. Idhulli i saj është Cristiano Ronaldo dhe Sara i ka vënë vetes një kusht , duke thyer kështu barrierat në Luginë që një femër të shkelë në tapetin e gjelbër. 

Se Lugina ka talent e thotë edhe vetë trajneri gjerman Dieter Paffrath. Por ai këtu ka vërejt se me këta talent nuk punon asnjë trajnerë profesionist , përndryshe kapacitet e futbollistëve nuk dallojnë me ata të Gjermanisë apo dhe vendeve tjera, transmeton Titulli.com. 

Në anën tjetër sekretari i lidhjes së sporteve në Preshevë Nagip Jakupi është optimist se disa nga talentët  do të jenë pjesë e kampeve në gjermani ku dhe do të kryejnë testet finale. Ai shpreson se disa nga ta do të jenë pjesë e ndonjë klubi evropian. 

Kampi po mbahet në stadiumin A&B Norç,dhe do të zgjasë deri më datë 21 tetor. Kampi po udhëhiqet nga trajneri Gjerman Dieter Paffrath i cili posedon Licencë nga UEFA.

Përparësia e këtij kampi do të jetë se lojtaret më të dalluar nga trajneri do të kenë mundësi që të udhëtojnë në Gjermani në kampin përfundimtar ku do të ketë menaxherë të huaj qe i përcjellin fëmijët. /Titulli.com/

VIDEO

Qëndresa Rexhepi fituese e edicionit të V-të të spektaklit "Talenti i Luginës" (Video)
Rezultatet përfundimtare, 314 nxënës fitojnë bursat e Trupit Koordinues (Dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration