Tomas Mur: Për stabilitetin e Bujanocit duhet qeverisje multietnike
Lokale

Tomas Mur: Për stabilitetin e Bujanocit duhet qeverisje multietnike

13.Jun.2012 15:13
0
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, priti sot një delegacion të OSBE-së të kryesuar nga zv.Ambasadori i OSBE-së në Beograd Tomas Mur, si dhe shefi i zyrave të OSBE-së në Bujanoc  Erik Manton, raporton Titulli. Në këtë takim u bisedua për situatën politike dhe të sigurisë në komunën e  Bujanocit, po ashtu edhe për rrjedhojën e seancës konstituive të Kuvendit. Pas takimit Arifi ka thënë se është një kënaqësi e veçantë të takohesh me Ambasadorin e OSBE-së dy ditë pas marrjes së detyrës, po ashtu ai ka thënë se temë kryesore ishte situata politike dhe e sigurisë të komunës së Bujanocit. “Biseduam për situatën politike dhe të sigurisë të komunën e Bujanocit, po ashtu biseduam edhe për rrjedhojën e seancës konstituive të kuvendit, dhe ishte një kënaqësi e posaçme sepse për herë të parë një zyrtar i lartë pas marrjes së detyrës së kryetarit të komunës, menjëherë na bëri një vizitë”, thotë Arifi. Ndërsa zv.Ambasadori i OSBE-së në Beograd Tomas Mur, deklaroi se Bujanoci është një qytet multietnik, prandaj kjo ka qenë rruga e duhur që komunën  e Bujanocit ta qeverisin së bashku partitë shqiptare me ato serbe. “Kisha kënaqësi të takohem me kryetarin Arifi, dhe e përgëzova për formimin e qeverisjes lokale me Stojança Arsiq. Bujanoci është bashkësi multietnike dhe është e rëndësishme për stabilitetin që të ketë një qeverisje lokale  multietnike”, tha Mur. Sipas tij është  biseduar  me Arifin edhe për hapat e mëtutjeshëm në lidhje me fakultetin ekonomik për vitin e ardhshëm dhe suksesin që kemi arritur më herët duhet ta vazhdojmë më tutje, përfundoi  Mur. Pas këtij takimi Arifi në zyrat e tij ka pritur edhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit./Titulli.com/

Hapen pishinat, temperatura 34 gradë celsius (video)
Fillon meremetimi i rrugëve në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration