TK ndan bursa për regjistrim në Fakultetin Filologjik "“ Katedra e Albanologjisë
Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për regjistrim në studime në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit dhe Universitetit të Beogradit, Fakulteti Filologjik "“ Katedra e Albanologjisë.Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhshmëri me prioritetet e definuara, e veçanërisht duke u përpjekur të përmirësojë kualitetin e arsimimit në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shpallë konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinjtë me vendbanim në komunën Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Qëllimi i ndarjes së bursave është sigurimi i kushteve për arsimim të mëtutjeshëm dhe avancim profesional, duke ofruar mbështetje materiale për shpenzimet e studimeve gjatë studimeve themelore akademike, thuhet në konkursin e hapur të këtij organi shtetëror.
“Shpenzimet e cekura në radhë të parë kanë të bëjnë me shpenzimet për banim (akomodim privat ose në konvikte), shpenzimet për ushqim, udhëtim, blerjen e teksteve dhe shpenzimet tjera që kanë të bëjnë me studimet”, shkruhet në konkurs, transmeton Titulli.com.
Të drejtë paraqitje në këtë konkurs kanë nxënësit të cilët e kanë mbaruar shkollën e mesme dhe të rinjtë tjerë deri në moshën 22 vjeçare, që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe të cilët plotësojnë kushtet e ardhshme formale të konkursit.
Shuma neto e bursës së miratuar prej 45.000,00 dinarëve paguhet për vitin aktual të studimeve në 9 këste mujore, duke filluar nga tetori i vitit 2015. Bursat do të paguhen në llogarinë bankare të shfrytëzuesit të bursës.
Afati për paraqitje në konkurs është 8 ditë dhe fillon nga dita e parë e shpalljes së konkursit në gazetën ditore Politika e cila mbulon tërë territorin e Republikës së Serbisë./Titulli.com/