Zvogëlohet qarkullimi në Konçul për 40 %
Lokale

Zvogëlohet qarkullimi në Konçul për 40 %

02.Jun.2012 11:06
0
Nga mesnata përtej pikëkalimit kufitar në Konçul, në rrugën regjionale Bujanoc-Gjilan, nuk ka kaluar asnjë automjet me tabela të regjistrimit të vjetër që mbajnë shenjat e qyteteve të Kosovës, e që janë lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Siç informon agjencia Beta, në kalimin në Konçul, qarkullimi i automjeteve, në raport me majin, nga mesnata është zvogëluar për 40 për qind në të dy drejtimet. Kah Kosova dhe Serbia qendrore po qarkullojnë vetëm makinat me targa të qyteteve nga Serbia, kryesisht nga Bujanoci (BU) dhe Vranja (VR). Serbët kosovarë janë të obliguar që t’i ndërrojnë targa e vjetra të MPB së Serbisë (PR, GL, KM, UR dhe PZ), me targa të reja të Kosovës, qofshin ato RKS apo KS. Ata qytetarë që dalin në komunikacion me targat e vjetra të lëshuara nga MPB e Serbisë, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ti konfiskojë automjetet. Në bazë ta marrëveshjes për lëvizje të lirë që është arritur vitin e kaluar në Bruksel mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, parashihte që targat e vjetra të automjeteve të hiqen nga qarkullimi nga data 1 nëntor e vitit të kaluar. Mirëpo, me një vendim të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, është mundësuar që targat e vjetra të përdoren deri më 1 qershor të këtij viti./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/dheu-i-bardhe.jpg): failed to open stream: No such file or directory
PLD: Ky është vetëm fillimi i investimeve në Preshevë
Sulmi në Dobrosin, fletarrest ndaj Xhezair Shaqirit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration