PLD: Ky është vetëm fillimi i investimeve në Preshevë
Lokale

PLD: Ky është vetëm fillimi i investimeve në Preshevë

02.Jun.2012 12:21
0
Partia Liberale Demokratike,  këshilli në Preshevë ka filluar të realizojë disa projekte kapitale në komunën e Preshevës. Projekti i fundit, i cili është aprovuar është projekti për financimin e asfaltimit të rrugës në lokacionin e “varrezave të reja” në qytetin e Preshevës. Këtë javë në Beograd, kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka nënshkruar kontratën për realizimin e këtij projekti. “Ky donacion është i ndarë nga qyteti i Beogradit, respektivisht sekretariati për ndihmë komunave të pazhvilluara dhe ky projekt ka vlerën 2.5 milion dinarë. Projekti është realizuar në mënyrë pozitive me ish këshilltarët e PLD-së në kuvendin e Beogradit”. deklaroi për Titullin Kujtim Sadriu, menaxher i këshillit të PLD-së në Preshevë. Sadriu shoti se edhe pse nuk ka marrë asnjë mandat në asamblenë e kuvendi komunal të Preshevës, do të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës komunale. “Së pari do të falënderoj të gjithë votuesit që na kanë dhënë besimin dhe kryetari e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa që na ka mbështetur për realizimin e këtij projekti”, tha Sadriu. Ky nuk është projekti i vetëm që do të realizojë këshilli i Partisë Liberale Demokratike në Preshevë, aktivistët e kësaj partie nën udhëheqjen e Kujtim Sadriut kanë prezantuar edhe projektin e një nënkalimi në Stacionin Hekurudhor në Preshevë. “Projekti i radhës shpresojmë se do të jetë realizimi i një nënkalimi në stacionin hekurudhor (te rampa) që qytetarëve t’u heqim një mundim të kamotshëm dhe që të mos presin me orë të tëra, por edhe vite sikur se kanë pritur. Projekti do të kushtoj diku 350 mijë euro”, potencoi Sadriu. Ai përmes mediumit tonë ka falënderuar kryetarin e komunës së Beogradit Dragan Gjilas i cili edhe ai dha një mbështetje për realizimin e projektit të lartë përmendur./Titulli.com/    copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Kujtim.jpg): failed to open stream: No such file or directory
PD e Nagip Arifit siguroi shumicën për të udhëhequr me Bujanocin (video)
Zvogëlohet qarkullimi në Konçul për 40 %
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration