Sulmi në Dobrosin, fletarrest ndaj Xhezair Shaqirit
Lokale

Sulmi në Dobrosin, fletarrest ndaj Xhezair Shaqirit

02.Jun.2012 10:24
0
Në stacionimet policore dhe pikat kufitare të Kosovës është shpërndarë një fletarrest ‘fantom’ ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri. “Këtë ma kanë thënë disa të njohur që punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës”, ka thënë Shaqiri për “Tribuna Shqiptare”. Ekzistencën e fletarrestit e ka konfirmuar një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i ngarkuar me punë në Pikën kufitare në Merdarë. Por, zyrtarisht Policia e Kosovës dhe EULEX-i e kanë mohuar ekzistencën e një fletarresti të tillë. Shaqiri, i njohur më parë si Komandant Hoxha, thotë se ky fletarrest është shpërndarë pas akuzave që i ka bërë i ashtuquajturi sekretar shtetëror për Kosovën, Oliver Ivanovic, për sulmin që “Xhezair Shaqiri dhe Eljesa Sherifi e bënë ndaj xhandarëve serbë në Dobrosin të Bujanocit”. “Në kohën kur u krye ky sulm unë kam pasur një kontratë pune në një shtet evropian. Gjithashtu edhe Sherifi ka qenë jashtë”, ka thënë Shaqiri./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Xhezair-Shaqiri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Zvogëlohet qarkullimi në Konçul për 40 %
Kriminaliteti shqiptar dhe serb, objektiv i policisë në Bujanoc e Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration