Skandaloze, pushteti lokal “nuk përfill” gjuhën shqipe (video)
Lokale

Skandaloze, pushteti lokal “nuk përfill” gjuhën shqipe (video)

12.May.2014 22:01
0
Organizimi i Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Potencialeve Investive në Bujanoc nuk kaloi pa skandal edhe ate jo i vogël Në këtë Panair tashmë tradicional në të cilin morën pjesë personalitete të ndryshme nga sektorë të ekonomisë të shteteve fqinje dhe diplomatë të huaj edhe pse nuk u tha në fillim, vuri në siklet kryetarin e komunës së Bujanoci Nagip Arifin.Panairi-Bujanoc-2 Kryetarit iu ‘shkri’ buzëqeshja qysh me fillimin e vizitës së stendave, ku natyrisht e para ishte e komunës së Bujanocit. Qysh në ndalesën e parë vjen gafa e madhe. broshura-1Broshura informuese rreth potencialeve të kësaj komune e përgatitur nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal kishte “harruar” të shkruaj shqip, pasi në këtë stendë broshurat ishin vetëm në gjuhën serbe dhe angleze, ndërsa shumica e mysafirëve nga vendet fqinje por edhe e vizitorëve ishin shqiptar. Këtë e vërejti edhe Arifi i cili shoqëronte Zëvendësministren  e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Republikës së Shqipërisë, Brunilda Paskali, me ç’rast kjo e fundit u detyrua të marrë një broshurë në gjuhën angleze. Gazetarët e portalit informativ Titulli që përcollën këtë ngjarje me rëndësi për komunën e Bujanocit, kërkuan nga dy kujdestarët e rinj të kësaj stende broshurën në gjuhën shqipe, mirëpo si në herën e parë edhe në konfirmimin e dytë ata deklaruan se nuk posedojnë këtë tekst informues në gjuhën shqipe. Arifi e vërejti këtë “gabim” të stafit të tij dhe e përshpejtoi ecjen e Zëvendësministres Paskali  për në stendën tjetër, mirëpo ky moment nuk i iku gazetarëve të Titullit. Në këtë Panair i cili qëndroi i hapur nga 9 deri më 11 maj u ekspozuan prodhime të shumta të ndërmarrjeve nga rajoni. Përveç këtij Panairi komuna e Bujanoci, për të martën (13 maj) ka paralajmëruar hapjen e “Panairit të parë të arsimit” ku nxënësit që përfundojnë shkollën e mesme do të mund të njoftohen për vazhdimin e shkollimit në ndonjërin nga universitet nga rajoni, ndërsa nxënësit që përfundojnë arsimin fillor do të mund të njihen me drejtimet dhe profilet e shkollave të mesme. Hapja solemne do të bëhet në orën 12 në sallën e sportit “Rinia” në Bujanoc. Shpresojm që gafa të ngjashme të mos ndodhin edhe në këtë Panair të arsimit./Titulli.com/  
Tribunë kundër alkoolit në Preshevë
Reagim në letrën e Bajram Dalipit «Kah po shkon Fondi Humanitar i Kosovës Lindore?»
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration