Reagim në letrën e Bajram Dalipit «Kah po shkon Fondi Humanitar i Kosovës Lindore?»
Lokale

Reagim në letrën e Bajram Dalipit «Kah po shkon Fondi Humanitar i Kosovës Lindore?»

12.May.2014 18:23
0
Për këto 17 vite të funksionimit të suksesshëm fondi humanitar është përballë me sfida të llojeve të ndryshme. Dhe gjithherë ato janë tejkaluar me shumë lehtësi, ngase sfidantët kishin probleme vetëm me vetveten duke mos e kuptuar se në ç`kohë ndodhen, me çka kanë të bëjnë, dhe pse e kujt po i kundërvihen. Shkruan: Xhelal Memeti xhelal memeti Në këso farë situatash ambiciet gjithmonë u dilnin para aftësive duke mos qenë në gjendje në asnjë mënyrë ti frenojnë ato. Shumë prej këtyre sfidantëve as sot e kësaj dite nuk e kanë kuptuar se çka është fondi humanitar. Në çdo paraqitje ata fondin e kanë vlerësuar si parti politike, e që është më i afërt me atë apo këtë parti. Njëri prej tyre, fatkeqësisht, është edhe  Bajram Dalipi i cili duke mendu se fondi është parti politike, gjithmonë është paraqitë si i tillë, me ç`rast i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme fondit. A ka qenë i shtyrë nga dikush tjetër për këtë, apo e ka bërë nga mosdija le të mbetet çështje e tij. Por, ne u sqarojmë të gjithëve se fondi nuk është parti politike, e as që do të bëhet ndonjëherë, pa marrë parasysh se si ndonjëri nga anëtarët e kryesisë mund ta ketë prezantuar. Në atë letër Bajram Dalipi është shërbyer me të pavërteta. Jap se. Thotë : »dhe njollosja e gjithë këtyre viteve…», duke mos prezantuar asnjë njollosje që i është bërë nga kryesia e fondit. Kryesia e fondit, jo vetëm Bajram Dalipin, po, asnjëherë, askënd nuk e ka njollosë për asgjë. Mandej thotë : « problemet sa vinin e shtoheshin ». Edhe këtu nuk e cekë asnjë problem. Por si duket ai ka pas probleme me vetveten e që i janë dukë si të fondi, pos nëse e quan problem mos shkuarjen e tij në Tiranë në janar 2013. Për mos shkuarjen e Skender Ismailit në Tiranë për shkaqe shëndetësore thotë : « u zëvendësua me një përfaqësues nga Presheva ». Jo o Bajram. Nuk është zëvendësua me askënd, por siç e din edhe ti, kanë shkuar vetëm kryetari dhe atëherë arkëtari i fondit. Po edhe nëse do të shkoje ti, çka do ti thoshe z. Sali Berishës ? A do t’ia paraqiteshe problemet tua me katundarët e tu a ?   E pavërteta e radhës : »në këtë kuvend u mor vendimi që të ndërtohen 100 shtëpi » Ti Bajram e din se fondi udhëheq administratë shumë të mirë, me numra e data të sakta, të përpiktë, dhe këtu nuk ka mundësi kurrkush me manipulu me data, shifra e vendi-me.  Vendimi për shtëpi, fillimisht nga një në çdo komunë, është marrë në Rebstein, në mbledhje të rregullt të kryesisë e jo në kuvend, ndërsa për më shumë shtëpi me 09.06.2013 në Klingnau AG, kur Skender Ismaili e paraqiti projektin me moton « të ndërtojmë, të shpëto- jmë, të parandalojmë ». Ka gjasë që ai që ta ka shkrue letrën ka dashtë me të manipulu kur ta ka shkru «anashkalohem pa të keq». Nëse konstaton se s’ka të keq, atëherë pse e merr për të keq. Dhe pikërisht këtu qëndron e keqja. Ti shumë herë nuk ke qenë në gjendje me e dallu të mirën prej të keqes. Ty të është duk e mirë edhe kur e ke akuzu kryesinë e punës në Reb- stein për „tradhtar“, pa asnjëfarë argumenti, kur ke insistu me u ba kryetar i komisionit për verifikimin e të dhënave në lutje, edhe pse nuk e ke ditë fare se çka duhet me verifiku, se në kryesi nuk ka anëtar me emër e mbiemër Salih Ramadani, të duket se është kërku votëbesim për ty kur vetëm është marrë vendim me shumicë votash për suspendim deri në kuvend, dhe se kurrkush nuk ka ba fjalë për pengim të proceseve të punës. Kjo për arsye se proceset e punës në fond, të cilët kanë marrë hovin e duhur në kohë të duhur, asnjë anëtar i kryesisë nuk mundet me i ndalë, pa marrë parasysh si quhet, prej nga vjen, e çfarë rangu ka në kryesi, e leje ma ti. Në pyetjen në titull të letrës tënde „Kah po shkon fondi humanitar i Kosovës Lindore?“ do të përgjigjemi se Fondi po ndalon dhe po kthen prapa, në kuptimin e ndaljes së shpërnguljeve nga Kosova Lindore dhe kthimin prapa të atyre që janë shpërngulur. Më mirë do të ishte këtë pyetje t`ia shtroje vetes, kur në kuvendin e 30.03.2014 pas diskutimit tënd tu kundërvunë të gjithë diskutantët, nuk pate kurajo të pyesësh pse po bëhen plotësimet në kryesi kur ti je aty. Pra, kah do të shkosh ti?   Kryesia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore me seli në Zürich. kryetari - Xhelal Memeti
Skandaloze, pushteti lokal “nuk përfill” gjuhën shqipe (video)
Përkujtohet dëshmori Berat Sinani
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration