Lokale
Tribunë kundër alkoolit në Preshevë
Këshillat e Bashkësisë Islame të Bujanocit dhe Preshevës dhe shkolla e mesme teknike “Presheva” me gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë, organizojnë tribunë kundër alkoolit.
Departamenti i të rinjve dhe gruas pranë KBI-së së Bujanocit vazhdon fushatën kundër alkoolit, duke paraqitur tribunën e radhës, kësaj here në shtëpinë e kulturës në Preshevë, me datën 15 maj 2014 (e enjte) me fillim në orë 12 e 30 min.
Ligjërues të kësaj tribune do të jenë: Mr. Ragmi Destani - teolog, dhe Mr. Fatime Fazliu – Psikologe.
Në tribunë gjithashtu do të ketë: Ilahi, Dokumentar kundër alkoolit dhe inkuadrimin e publikut me pyetje drejtuar panelistëve.
Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët e Preshevës që të marrin pjesë në këtë tribunë pa dallim moshe dhe gjinie, e në veçanti nxënësit e shkollës së mesme dhe të gjithë të rinjtë e qytetit me rrethinë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!