titulli.com
Lokale

Si e fitoi Halimi ulësen e deputetit ?

13.May.2012 18:53
0
Ende e paqartë se si “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës” siguroi votat për të përfaqësuar shqiptarët e këtij rajoni në parlamentin e Serbisë, kur dihet se votat e mbledhura nga tri komunat e Luginës janë rreth 60 për qind e atyre që ishin të nevojshme për një deputet. “Koha i dëshmoi fjalët e mia. Shumë herë gjatë fushatës parazgjedhore në emisionet televizive ia sqarova popullit se Riza Halimi, i shkon për lale SPS-sit dhe se ai do të shkoj pavarësisht asaj se a e voton populli apo jo, se për Ivica Daçiqin më i përshtatur është Riza Halimi se sa Partia Liberale Demokratike me Kujtim Sadriun”, tha kandidati për deputet republikan në radhët e PLD. Siç tha Sadriu “faktet flasin se SPS- i, ia mundësoi votat Riza Halimit për të siguruar një mandat në Parlamentin e Serbisë. Me votat e siguruara në Preshevë 5046, pastaj në Bujanoc 4107 si dhe në Medvegjë 802, Riza Halimi, nuk ka mundur të kaloj pragun prej 0,40 për qind, ngase për në parlament janë të obligueshme 17 mijë vota”. Tadiq dhe Daçic, vendosën për Riza Halimin dhe nuk kishin nevojë për tjetër shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, shtoi përfaqësuesi i Partisë Liberal Demokrate në Preshevë, duke thënë se ishin të kota përpjekjet e tij për të marrë informacione për të mësuar se nga i siguroi votat Koalicioni për një mandat të deputetit republikan. “ E dimë mirë se edhe vet PVD deklaroi se nuk mundi ta kaloj cenzusin, prandaj bllokuan çdo gjë në komisionin zgjedhor republikan, duke mos dhënë asnjë informacion në lidhje me këto parregullsi. Pastaj kam kërkuar edhe nga komisioni zgjedhor komunal të më jap rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, prapë pa sukses, kërkova gjithashtu nga SPS, SRS, e disa subjekte tjera serbe, të cilat më thanë se nuk guxojnë dhe se e kanë rreptësishtë të ndaluar”,thotë Sadriu. Ai më tej shpjegon se rezultatet i ka siguruar nga OSBE-ja ku edhe shihet qartë se Riza Halimi, nuk e ka arritur numrin e mjaftueshëm për të shkuar për deputet”, thotë Kujtim Sadriu nga Presheva. Absurdi shkon më larg kur Komisioni Zgjedhor Republikan, nuk lejon të bëj hetime duke thënë se materialet e votimeve janë përzier dhe se nuk mund të gjendet më. “Mua po më vjen keq nga anëtarët tjerë të PVD-së si nuk e kuptuan këtë njeri për 22 vjet rresht se është njeri perfid, i cili punon për interesa personale dhe materiale e nuk punon për interesa qytetare dhe kombëtare, me shpresë se një ditë do ta kuptojnë”, tha në fund Kujtim Sadriu, kandidat për deputet republikan nga Presheva./Titulli.com/
Destani: Skandale dhe vjedhje në 30 vendvotime
Bombë në rrugën e Kosovës në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration