Destani: Skandale dhe vjedhje në 30 vendvotime
Lokale

Destani: Skandale dhe vjedhje në 30 vendvotime

13.May.2012 19:41
0
Skender Destani, bartës i listës zgjedhore të Bashkimit Demokratik të Luginës, sot ka akuzuar Komisionin Komunal Zgjedhor (KKZ) në Preshevë si pjesëmarrëse në vjedhjet e mëdha zgjedhore. “Në Preshevë ka ndodhur një skandal i paparë zgjedhor. Nëse anëtarët e KKZ do të kishin respektuar ligjin, do të ishin dashur që ditën pas zgjedhjeve, pa asnjë ankesë, të anulojnë zgjedhjet në 30 vendvotime në komunë”, ka thënë Skender Destani. Ai thotë se, si bartës i listës zgjedhore, brenda afatit ligjorë ka kërkuar regjistrat nga të 30 vendvotimet, ndërsa i ka marrë me tre ditë vonesë. “Kur e shikova materialin, kisha çka për të parë: në të 30-të vendvotimet janë bërë skandale ligjore. Për fat të keq, me dëshirën e Komisionit, afatet kohore për ankesa kishin skaduar”, konstaton Destani. Ai thotë se të hënën do të takohet me udhëheqësit e Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimin dhe  Unionit Demokratik Shqiptar Rahmi Zyliun, të cilët po ashtu janë dëmtuar, ndërsa do të bisedohet për hapat e mëtejshëm, mirëpo në këtë moment mbetet vetëm dënimi publik i punës së KKZ-së dhe vendimi i PVD-së,UDSH-së dhe BDL-së që të mos njohë këto zgjedhje lokale. I pyetur për të komentuar qëndrimin e kryetarit të BDL-së dhe takimi i paralajmëruar me PVD-në dhe UDSH-në, Zeqirja Miftari kryetar i KKZ-së tha se ishin disa lëshime të vogla të cilat u korrigjuan dhe se zgjedhjet u realizuan në përputhshmëri me ligjin. Në zgjedhjet lokale në Preshevë Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Ragmi Mustafës ka fituar 40.72 për qind, kurse katër listat tjera shqiptare 50,43 për qind të votave./Radoman Iriq/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/votimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
B92 ndihmon shkollën e Bujanocit (video)
Si e fitoi Halimi ulësen e deputetit ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration