Punëtorët e ndërrmaries publike “Komunalia”në Bujanoc, sot në orët e hershme të mëngjesit kanë gjetur një bombë dore gjatë heqjes së mbeturinave.
“Bomba është gjetur në një qese plastike në rrugën e Kosovës”, tha për Titullin një qytetarë i cili me anonimitet theksoi se kamioni i kësaj kompanie që nga mëngjesi është duke qëndruar në këtë rrugë të qytetit të Bujanocit.
Kamioni është rrethuar me shirita që tregojnë rrezikun nga minat, ndërsa edhe është duke u ruajtur nga policia lokale.
Siç ka mësuar Titulli, kamioni i cili gjendet rreth 200 metra afër xhamisë së qytetit, do të largohet pasi të vijë ekipi për deminim në vendin e ngjarjes.
Më poshtë ju sjellim fotot ekskluzive nga vendi i ngjarjes./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/kamioni4.jpg): failed to open stream: No such file or directory