Lokale
Presheva nesër formon qeverisjen lokale
Të mërkurën do të ulen në ulëset e tyre 38 këshilltarët e zgjedhur të KK të Preshevës, për të formuar qeverisjen e re lokale.
“Shumicën në kuvend e përbëjnë 22 këshilltarë nga 38 gjithsejtë. Në të janë 17 këshilltarë të PDSH-së, tre nga grupa e qytetarëve “Ramiz Latifi”dhe dy nga Bashkimi Demokratik i Luginës”, tha kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.
Në seancën e nesërme për kryetarë të Kuvendit Komunal do të propozohet Ramiz Latifi nga grupi qytetar, ndërsa për nënkryetar Avni Nuhiji nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Muhamet Mustafa nga Bashkimi Demokratik i Luginës.
Për sekretar të KK të Preshevës do të propozohet Naser Pajaziti i cili ishte në këtë funksion edhe katër vitet e kaluara.
Kryetari i komunës së Preshevës dhe këshillit komunal do të zgjidhet në seancën e parë të ardhshme të parlamentit lokal./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Presheve-komuna.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!