Lokale
Qendra e Bujanocit bëhet me “liqe” (video)
Shiu i rrëmbyeshëm që filloi të bjerë pak kohë para muzgut, krijoi probleme në qarkullim në disa pjesë të qytetit të Bujanocit.
Më e goditur ishte rruga afër taksistave, para pompës së benzinës , në qendër të Bujanocit.
Disa automjete u detyruan të kthehen prapa, nga frika se do ti fiken makinat, kurse më të guximshmit vazhdonin rrugën nëpër ujin që arrinte mbi gjysmë metri.
Deri te vërshimet e tilla në këtë rrugë vie shpesh për shkak të gypave tashmë të vogël për këtë kapacitet, por edhe lidhjeve të ujit të shiut me një gyp me atë të fekaleve.
Ajo çka shqetëson më shumë është fakti se uji që shihet në videot e mëposhtme mund të shkaktojë ndonjë infeksion tek njerëzit, e sidomos fëmijët, pasi është i përzierë edhe me ujërat e fekaleve që tanimë po notojnë nëpër këtë rrugë.
Mirëpo, autoritet përgjegjëse për mirëmbajtjen rrjetit të kanalizimeve do të duhej të merrnin masa për të mos u përsëritur kjo ngjarje, pasi siç dihet, kjo nuk është hera e parë që pikërisht në këtë vend, pas shirave të rrëmbyeshëm krijohet “liqeni” i padëshiruar.
Shiu i rrëmbyeshëm i cili u përcoll me bubullimë, disa vendbanime të kësaj komune për një kohë i la edhe pa energji elektrike./Titulli.com/
http://youtu.be/3lOazJZ8CM8
http://youtu.be/juV7Uta6Uxc
http://youtu.be/lPn9vfStIjMcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/vershimi-Bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!