Jonuzi apo Stojança ?
Kryetari i kuvendit komunal Jonuz Musliu ka ftuar për të enjten seancën për konstituimin e KK të Bujanocit edhe pse të njëjtën gjë dje e bëri Stojança Arsiq, këshilltari më i vjetër i këtij kuvendi, raporton Titulli.
Gazetari ynë tentoi të mësojë nga vetë Musliu se në bazë të cilit ligj e ka marrë vendimin për të ftuar seancën konstituive, pasi që sipas ligjit aktual këtë të drejtë Musliu e ka humbur pas 15 ditëve nga publikimi i rezultateve nga KKZ.
Kryetari Jonuz Musliu posa mësoi se po e kontaktonte Titulli ai u përgjigj vetëm me “Alo” dhe ndërpreu lidhjen telefonike, të cilën nuk e hapi as pas dy tentimeve tjera. Ligji thotë se drejtën për të ftuar seancën konstituive e ka kryetari i Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit, mirëpo vetëm brenda afatit të paraparë ligjorë, që në këtë rast ka skaduar. Në të kundërt, këtë të drejt e humb kryetari dhe i kalon këshilltarit më të vjetër, që në rastin konkret, nga gjithsejtë 41 këshilltarë sa ka ky kuvend, më i moshuari është Stojança Arsiq. “Për shkak që këtë nuk e ka bërë kryetari i KK Jonuz Musliu brenda afatit të paraparë, unë si këshilltari më i vjetër kam caktuar seancën për të premten, më tetë qershor, në përputhshmëri me të gjitha ligjet ekzistuese zgjedhore”, ka thënë Stojança Arsiq. Ai më tej ka shtuar se “çdo kush pas këtij afati që e thirr seancën konstituive, përveç meje, është jolegjitime dhe në kundërshtim me ligjet”, ka përfunduar Arsiq./Titulli.com/ copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/jonuzi-stojanca.jpg): failed to open stream: No such file or directory