
Policia në Preshevë arreston të dyshuarin nga Obrenovci për trafikim me emigrantë
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Preshevë arrestuan A. L. (1981), nga Obrenovci, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale kalim ilegal i kufirit shtetëror dhe kontrabandim me njerëz, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Titulli.com.
Sipas raportit një patrullë policore ka gjetur tre emigrantë të parregullt në veturën e drejtuar nga i dyshuari në rajonin e Preshevës.
Me urdhër të prokurorit publik detyrues të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, i dyshuari me kallëzim penal është dërguar në prokurori./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/migrant-srb.jpg): failed to open stream: No such file or directory