Konfliktet, ndryshimet klimatike dhe IA janë temat kryesore të liderëve botërorë në Davos
Rajoni dhe Politika

Konfliktet, ndryshimet klimatike dhe IA janë temat kryesore të liderëve botërorë në Davos

16.Jan.2024 08:33
0

Toka po ngrohet, njëlloj si po ndizet edhe konflikti në Lindjen e Mesme. Ekonomia botërore dhe mbrojtja e Ukrainës kundër Rusisë po çalojnë. Inteligjenca Artificiale (IA) mund ta përmbysë jetën tonë.

Lista e prioriteteve globale është rritur për edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror, ku në Davos të Zvicrës do të mblidhen elitat e politikës dhe biznesit, si dhe të fushave të tjera. Forumi do të nisë të hënën dhe do të mbarojë të premten.

Mbi 60 krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të shkojnë në qytetin e Alpeve zvicerane për bisedime me dyer të mbyllura dhe për paraqitje publike. Ata do të jenë në mesin e mbi 2.800 pjesëmarrësve, përfshirë akademikë, artistë dhe liderë të organizatave ndërkombëtare.

 

Tema kryesore të tubimit do të jenë kryesisht inovacionet në biznes, synimet për arritje të paqes dhe për bashkëpunim rreth sigurisë dhe për përmirësime jetike në shëndetësi.

Në Davos do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi zyra e tij të hënën, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen ende. I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të jetë i pranishëm po ashtu. Nuk dihet nëse do të ketë takim mes tyre gjatë forumit.

Ky forum cilësohet vazhdimisht nga kritiket edhe si një simbol i dallimit të madh mes të të pasurve dhe të varfërve. Socialistët e rinj zviceranë protestuan të dielën duke i kritikuar pjesëmarrësit dhe vetë forumin si “më të pasurit dhe më të fuqishmit, të cilët janë përgjegjës për krizat dhe luftërat e sotme”.

 

“Është e lehtë të tallesh me Davosin. Por, në këtë kohë, është e vështirë t’i bashkosh njerëzit për bisedime në një dhomë për çështjet e përbashkëta globale dhe vlera e bisedimeve ballë për ballë është shumë e vërtetë, siç ka treguar edhe pandemia e COVID-19”, tha Bronwen Maddox, drejtor i Chatham House, Institutit për Çështje Ndërkombëtare me bazë në Londër.

Rrëmuja në Lindjen e Mesme

Derisa Davosi në përgjithësi është çështja kryesore, konflikti rajonal mund të ketë ndikim të madh në të – siç kishte lufta në Ukrainë para një viti, duke i nxitur organizatorët ta përjashtonin çdo delegacion rus.

Këtë vit, lufta tashmë tremujore e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës, si dhe bombardimet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe mbi caqet e lëvizjes Huthi në Jemen, e cila është duke i sulmuar me raketa anijet tregtare në Detin e Kuq, janë bërë shumë të rëndësishme.

 

Herzog, presidenti i Izraelit, detyra e të cilit është më ceremoniale sesa e kryeministrit Benjamin Netanyahu, do të marrë pjesë në Davos në një seancë të enjten, në të cilën pjesëmarrës janë edhe kryeministrat e Katarit, Jordanisë dhe Libanit.

Një seance për “njoftimin rreth gjendjes humanitare në Gazë” do t’i ndahet një orë e gjysmë kohë të martën.

Çfarë ndodh me IA-në?

Dëshmi se si teknologjia ka marrë vëmendje të madhe në Davos është edhe fakti se tema: inteligjenca artificiale (AI) “si forcë shtytëse për ekonominë dhe shoqërinë” do të shtjellohet në 20 sesione të ndara.

ChatGPT-ja e OpenAI-së doli në sipërfaqe para rreth një viti dhe prej atëherë rivalët kanë ngritur fuqinë, premtimin dhe parashikimin e inteligjencës artificiale në sipërfaqe më të madhe publike.

Shefi i OpenAI, Sam Altman, do të jetë në Davos bashkë me shefat ekzekutive nga Microsoft.

 

Pjesë e menysë janë IA në arsim, transparenca rreth teknologjisë dhe etika dhe ndikimi i saj në kreativitet.

Organizatorët e forumit paralajmëruan javën e kaluar se kërcënimi që përbën keqinformimi i krijuar përmes IA-së është kërcënimi ma i madh afatshkurtër në botë.

Po me demokracitë çfarë do të ndodhë?

Keqinformime të tilla mund të vërshojnë këtë vit, dhe në Davos do të mbahet një sesion për të shpjeguar kërcënimet që vijnë nga “botët dhe komplotet” ndaj demokracive.

Organizatorët e forumit thonë se zgjedhjet në vendet ku popullsitë e tyre në përgjithësi arrijnë numrin e 4.2 miliardë banorëve do të mbahet këtë vit, dhe shumë prej tyre do të kontestohen. (Pak njerëz dyshojnë se presidenti rus Vladimir Putin nuk mund ta fitojë një mandat të ri).

Gjatë këtij viti do të mbahen zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe në Indi, po ashtu.

Tjetër tentim për ta shpëtuar planetin

Si çdo herë, edhe në Davos do të shpresohet në gjetjen e mënyrave kreative dhe premtuesve për t’i luftuar ndryshimet klimatike.

 

Shkencëtarët kryesorë të klimës nga e gjithë bota raportuan këtë muaj se temperatura mesatare globale vitin e kaluar arriti rekord të ri – duke i rritur nivelet e urgjencës.

John Kerry, i cili dha dorëheqje nga posti i këshilltar të presidentit amerikan Joe Biden për çështjet klimatike, do të marrë pjesë në një panel ku do të bisedohet për nismën e mbështetur nga SHBA-ja, e cila synon ta nxitë sektorin privat të zhvillojë teknologji me nivel të ulët të karbonit.

Përgatiti: Ekrem Idrizi-REL
copy(/home/titulli/public_html/images/image/avos-24.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kush në Ballkanin Perëndimor investon më së shumti në armatim dhe ushtri?
Policia në Preshevë arreston të dyshuarin nga Obrenovci për trafikim me emigrantë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration