Lokale
PD e Nagip Arifit siguroi shumicën për të udhëhequr me Bujanocin (video)
Pas mbledhjes së sotme të kryesisë së Partisë Demokratike në Bujanoc me këshilltarët e këtij subjekti komunal, drejtuesi i PD-së Nagip Arifi tha për gazetarë se subjekti në fjalë ka siguruar shumicën në Kuvendin Komunal të Bujanocit, raporton Titulli.
“Ne i njoftuam anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike, po ashtu edhe këshilltarët, se Partia Demokratike ka siguruar shumicën në asamblenë komunale dhe në çdo moment presim të ftohet konstituimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit”, tha Arifi gjatë konferencës për shtyp.
Ai edhe për të katërtën herë ftoi subjektet politike shqiptare ti bashkohen këtij koalicioni, pasi siç tha, ka hapësirë për biseda dhe përfshirje të tyre në koalicion.
“Ekziston mundësia që edhe më tutje të bisedojmë dhe ta zgjerojmë koalicionin. Ne jemi të hapur për të gjithë subjektet politike shqiptare. Besoj se deri në momentin e konstituimit të kuvendit do të ketë hapësirë të bisedojmë dhe të bëjmë marrëveshje të koalicionit të mundshëm edhe me ato subjekte”, theksoi Arifi.
Vlen theksuar se Partia Demokratike e cila morri më shumë vota në zgjedhjet lokale të 6 majit, tre here i bëri ftesë partive shqiptare PVD, LPD dhe UDSH për të formuar koalicion për të qeverisë me komunën e Bujanocit. Deri në këtë moment asnjëra nuk iu përgjigj ftesës./Titulli.com/
http://youtu.be/BrIkZqr9CKU
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/PD-mbledhja1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!