Penda e Rahovicës me probleme të pronësisë, pret kujdesin e autoriteteve lokale në Preshevë (video)
Penda e Rahovicës është një ambient jashtëzakonisht i mirë turistik në Komunën e Preshevës, e cila është në pronësi të shtetit të Serbisë.Uji, pyjet, ajri i pastër, rosat e sidomos peshku, kanë tërhequr vizitor jo vetëm nga Lugina, por ky ambient nuk mund të shfrytëzohet për shkak të mungesës së investimeve dhe pronësisë.
Bejtushi po thuaj çdo vikend qëndron tek Penda e Rahovicës, më shumë për tu relaksuar edhe për të zënë peshk. “Penda e Rahovicës, gjendet në veri perëndim të komunës së Preshevës, është ndërtuar mes viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Gjatësia e saj është mbi një kilometër me një thellësi mbi 25 metra”, është shprehur Bejtush Haliti.
Fadil Azizi nga bashkësia Lokale në Rahovicë thotë se Penda është në pronësi të Republikës së Serbisë ashtu sikur edhe pyjet për rreth, ndërsa sistemi i ujitjes tashmë është pronë e një firme nga Vlladiçin Hani. “Kohës së fundit autoritet e pushtetit lokal kanë asfaltuar rrugën, por mungesa e rrjetit elektrik dhe ambienteve relaksuese janë evidente”, është shprehur ai. Përkundër saj jo pak qytetarë e vizitojnë këtë ambient të mrekullueshëm, uji, pyjet, ajri i pastër, rosat e sidomos peshku, kanë tërhequr vizitor jo vetëm nga Lugina.
Një qytetarë nga Kina që punon në Preshevë është vizitor i rregullt.
“Është ambient i mrekullueshëm, unë për çdo vikend bashkë me familjen time jemi këtu për peshkim dhe relaks, por do të ishte mirë sikur të investohej këtu”, është kinezi.
Një interesim më i madh i autoriteteve lokale, me një projekt për ndryshim të planit hapësinor do të mund të kthente Pendën e Rahovicës në pronësi të Komunës së Preshevës. Ndërsa investimet në ambientet e këtushme do të gjeneronin vende të reja pune si dhe do të ndikonin në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të këtushëm, kanë vlerësuar vizitorët e këtushëm./B.Rexhepi-RTK/Titulli.com/