Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje nga Parlamenti i Kosovës vizituan Preshevën
Një grup i deputeteve femra të Lëvizjes Vetëvendosje nga parlamenti i Kosovës qëndruan në komunën e Preshevës dhe zhvilluan takime me përfaqësues të jetës politike, institucionale dhe këshilltarët femra të kuvendin komunal.Me të zbritur në oborrin e komunës delegacioni në krye nënkryetaren Fatmire Kollçaku vedosën buqet lulesh pranë lapidarit të dëshmorëve që është hequr kohë më parë,shkruan Titulli.com.
Deputetet fillimisht u takuan me kryetaren e kuvendit komunal në Preshevë, Ardita Sinani dhe biseduan për bashkpunim në të ardhmen në mes komunës së Preshevës dhe partisë opozitare në parlamentin e Kosoves.
“Do ta ngrisim zërin në parlamentin e Kosovës për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që këto të drejta ti kenë të barabarta me serbët e Kosovës”, u tha gjatë takimit të deputeteve dhe kryetares Ardita Sinani.
Vizitën e vazhduan në kabinetin e kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.
“U bisedua për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe se qeveria e Kosovës të ketë vëmendjen më të madhe për shqiptarët e kësaj ane”, vlerësuan kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë, shkruan Titulli.com.
Pjesë e vizitës së tyre ishte edhe takimi me këshilltarët femra të kuvendit komunal dhe maternitetin jashtëspitalor pranë shtëpisë së shëndetit në Preshevë./Titulli.com/