titulli.com
Lokale

PD: Të premten formojmë qeverisjen lokale në Bujanoc (video)

05.Jun.2012 17:40
0
Partia Demokratike në Bujanoc ka njoftuar opinionin e komunës së Bujanocit se ka arritur të sigurojë numrin e mjaftueshëm të këshilltarëve për formimin e qeverisjes lokale në komunën e Bujanocit. Nagip Arifi gjatë një konference për gazetarë ka deklaruar se është arritur marrëveshje me Grupin e qytetarëve- Stojança Arsiq dhe me Partinë Demokratike Serbe për konstituimin e kuvendin komunal të Bujanocit. Sipas Arifit 60% e pushtetit lokal do të qeveriset nga shqiptarët dhe postet kryesore të cilat do do t’i udhëheq Partia Demokratike janë , kryetari I komunës, kryetari i kuvendit, sekretari i kuvendit, kryeshefi i administratës. Arifi shpjegoi edhe përbërjen e këshillit komunal të Bujanocit, dhe sipas tij 7 anëtarë do t’i ketë Partia Demokratike, 2 anëtarë GQ “Stojança Arsiq dhe Partia Demokratike Serbe do të përfaqësohet me 2 anëtarë. Stojança Arsiq, këshilltari më i vjetër i kuvendit komunal në Bujanoc ka caktuar seancën konstituive për ditën e Premte me fillim prej orës 10:00. “Unë si këshilltari më i vjetër kam caktuar seancën për të premten më 8 qershor, dhe është në përputhshmëri me të gjitha ligjet ekzistuese zgjedhore, çdo kush pas këtij afati që e thirr seancën konstituive, përveç meje, është jo legjitime dhe në kundërshtim me ligjet”, ka thënë  Arsiq. Partia Demokratike e Nagip Arifit së bashku me koalicionin do të numërojë 21 këshilltarë në kuvendin komunal në Bujanoc. Ndërsa sipas tij koalicioni do të zgjerohet edhe me inkuadrimin disa partive tjera shqiptare./Titulli.com/ http://www.youtube.com/watch?v=ZoMNx-rDeRw
Fillon trajnimi i gazetarëve të rinj në Bujanoc
Jonuzi apo Stojança ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration