Ministri Markoviq anashkalon vendimin e Kuvendin Komunal të Bujanocit
Lokale

Ministri Markoviq anashkalon vendimin e Kuvendin Komunal të Bujanocit

04.Jun.2012 11:43
0
Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, ka refuzuar dhënien e pëlqimit  në Vendimin e Kuvendit të Komunës së Bujanocit për emërtimin e rrugëve në këtë qytet. Sipas aktvendimit të kësaj  ministrie të datës 23. 03. 2012, i cili në komunë ka arritur të premten më 1 qershor 2012, refuzohet dhënia e pëlqimit për të gjitha propozimet e rrugëve,  të përcaktuar me vendimin e KK të Bujanocit të datës 6 shkurt 2012 . Arsyet sipas aktvendimi të ministrisë ishin  për shkak të “qëndrimit të kundërt që mban Bashkësia lokale e Bujanocit” ndaj këtij vendimi dhe për shkak të “kundërshtive të shumta që janë bërë  në opinionin publik të Bujanocit”. Në bazë të këtij aktvendimi të ministrisë, vendimi i KK të Bujanocit nuk  mund të aplikohet, prandaj, emërtimet e rrugëve mbeten të njëta siç janë  aprovuar gjatë vitit 2001. Sipas kësaj gjendje propozimi për sheshin e qytetit Skëndërbej nuk do të aplikohet, prandaj, emërtimi i tij edhe më tej do të mbetet Karagjorgje. Vendimi i Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave, ngushton kompetencat e vetëdaministrimit lokal në Bujanoc, dhe paraqet një ndërhyrje flagrante të autoriteteve qendrore në kompetencat e komunës së Bujanocit, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga komuna e Bujanocit./Titulli.com/  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/kamioni1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Halimi, deputeti i vetmuar në Parlamentin Serb
PD e Nagip Arifit siguroi shumicën për të udhëhequr me Bujanocin (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration