Nuk ka rivotim më 14 Janar në Preshevë, shpallen rezultatet preliminare
Kryetari i Komisionit komunal Zgjedhorë në Preshevë, Zeqir Miftari ka thënë se gjykata administrative ka anuluar vendimin e KKZ për mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve më 14 Janar.Miftari për agjencinë beta është shprehur se gjykata administrative i ka lënë afat partive 24 orë me procedurë te re të paraqesin ankesat e tyre për të cilat do të vendoset më vonë, transmeton Titulli.com.
Ai theksoi se janë kthyer në fillim me rezultatet preliminare në 38 vendvotime.
Sipas tij rezultatet preliminare janë Alternativa për Ndryshim 36% të votave, , Partia Demokratike Shqiptare 26%, , Partia për Veprim Demokratik 14%, Lëvizja për reforma PDSH 9.1 %, Bashkimi Demokratik I Luginës 2.4%, Unioni Demokratik Shqiptarë 2.2 %, Partia Demokratike 1.8% dhe lista serbe ka grumbulluar 4.9% e cila nuk ka kaluar pragun zgjedhorë.
Komisioni Komunal Zgjedhorë në Preshevë nuk mundë të shpallë rezultate përfundimtare nëse ndonjë parti politike paraqet ankesën pranë tyre./Titulli.com/