KKZ: Akoma pa rezultate preliminare për zgjedhjet lokale në Preshevë, pritet vendimi për rivotim
Rezultati përfundimtar për zgjedhjet lokale të 24 Dhjetorit në komunën e Preshevës akoma nuk është publikuar për shkak të disa ankesave në komisionin komunal zgjedhorë.Zeqir Miftari , kryetar i komisionit komunal zgjedhorë i tha Titulli.com se pritet të publikohen rezultatet preliminare ndërsa ato përfundimtare akoma nuk janë gati për shkak të disa ankesave në gjykatën administrative.
“Jemi në mbledhje akoma dhe nuk kemi marrë vendim lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Besojë se gjatë apo edhe ditëve tjera do të mundë të shpëlanin rezultatet preliminare dhe vendose për rivotimin”, u shpreh Miftari për Titulli.com.
Në bazë të të dhënave nga Komisioni Komunal Zgjedhorë ë zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e Preshevës më 24 Dhjetor rezultatet janë këto Alternativa për Ndryshim 5504 vota, Partia Demokratike Shqiptare me 4550, Partia për Veprim Demokratik 1870 vota, Lëvizja për reforma PDSH me 1490, lista serbe 894 dhe listat tjera shqiptare 964 vota./Titulli.com/