Në Serbi aktualisht 4.300 refugjatë, prej tyre 290 në Preshevë
Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se sipas vlerësimeve nga UNHCR numri I refugjatëve në Serbi është afri 4.300 persona.Refugjatë më shumë janë të stacionuar në qendrat e pranimit të refugjatëve në Obrenovc 690, Adashevc 346 dhe Preshevë 290 persona ndërsa në qendrën për azil në Kërnjaç 772 dhe pjesa tjetër në vende tjera, transmeton Titulli.com.
Sipas të dhënave nga UNHCR në mesin e refugjatëve më shumë janë nga Pakistani, Irani, Afganistani, Iraku dhe shtetet tjera të lindjes./Titulli.com/