Mustafa: Qeveria e Kosovës me kujdesin maksimal ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc
Lokale

Mustafa: Qeveria e Kosovës me kujdesin maksimal ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc

06.Sep.2022 08:08
0

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u prit së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci u prit në një drekë pune edhe nga liderët politikë të Preshevës, me të cilët diskutoi mbi shqetësimet e tyre për komunitetin shqiptar në Luginë dhe zgjerimin e ndërveprimit me Preshevën.

Postimi në Facebook nga Ragmi Mustafa: 

Sot, ishte një ditë historike për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, sepse për një vizitë tërditore qëndroi zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës zoti Besnik Bislimi bashkë me ministren e arsimit zonjë Arbrie Nagavci. Përveç shpërndarjes së teksteve mësimore nga klasa e parë gjer në të tetën për fëmijët shqipëtar falas si donacion i qeverisë së Republikës së Kosovës, ata sollën ndjesinë e të qenurit pjesë integrale e Republikës së Kosovës jo vetëm për fëmijët por edhe shumicën shqiptare të Luginës së Preshevës.
 
Mjerisht, në shkollën fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" në Preshevë, buzëqeshjen e gëzimin e fëmijve për të takuar ministren e arsimit dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, që të dy shqiptar, ia kthyen në zhgënjim e trishtim drejtoria e shkollës e cila ra në provikimin më të rëndë moral e kombëtar nga binomi famëkeq i Pushtetit Lokal, duke mos i lejuar dy autoriteteve të qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitojnë shkollën shqipe më të madhe fillore në Luginë, mbase dhe në Serbi. Ky gjest është më shumë se skandaloz, këto autoritete sharllatane si trinom në shkollë dhe Pushtet Lokal që nesër duhet të tërhiqen nga funksionet publike që mbajnë.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës përmes dy përfaqësuesëve të saj, sot në Luginë të Preshevës solli zotimin se do të fokusohet në kujdesin maksimal ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Nuk ka asnjë dyshim se veprimi i reciprocitetit me serbinë do të jet i aplikueshëm në të gjitha fushat e jetës shoqëroro-ekonomike dhe politike. Ate që Serbia kërkon për serbët në veriun e Republikës së Kosovës, e njejta do të kërkohet edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës nga ana e qeverisë së Republikës së Kosovës qoftë edhe në Bruksel e kudo tjetër në instanca ndërkombëtare.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ustafa-bislimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bislimi në Bujanoc: E frikshme shpejtësia me të cilën Serbia ka arritur të shpopullojë Luginën (video)
Detaje nga vizita e Bislimit dhe Nagavcit në Luginën e Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration