Detaje nga vizita e Bislimit dhe Nagavcit në Luginën e Preshevës (video)
Vizita e delegacionit të qeverisë së Kosovës i përbërë nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës , Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci ka ngjallur shpresën e përkujdesjes institucionale për shqiptarët në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Këshilli Kombëtar Shqiptar, institucion i rëndësishëm për avancimin e pozitës shqiptare në Serbi ishte stacioni i parë i vizitës së tyre në Bujanoc dhe Preshevë.
“Kënaqësi bashkëbisedimi me ju, dhe mundësia që sado pak Kosova të bëjë diçka për vëllezërit tanë në Luginë kemi ndarë fondin për 2 milion por vetëm si fond fillestar me idenë që të ardhmen të rritet në vëllim për dallim është rritur në bashkëpunim”, deklaroi Besnik Bislimi pas takimit në Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi theksoi se do të vazhdojë të jetë i koordinuar dhe bashkërenduar me institucionet e Republikës së Kosovës dhe se përmendi rëndësinë e trajtimit të çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë.
Në takim të ndarë në Bujanoc, Bislimi dhe Nagavci biseduan edhe me deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
"Biseduam për rrjedhat e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës e rajon, nevojën e prezencës më të madhe të Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës me projekte konkrete, nevojat e qytetarëve të Luginës në Kosovë e sidomos për angazhim më të madh të përfshirjes të të drejtave të shqiptarëve në dialog me Serbinë duke aplikuar parimin e reciprocitetit", tha Kamberi.
Kërkesa të ngjashme për qeverinë e Kosovës kishin edhe kryetari dhe zëvendëskryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe Shqiprim Musliu të cilët e pritën në takim të përbashkët delegacionin qeveritar të Kosovës.
“E njoftova me situatën politike, ekonomike dhe në përgjithësi me gjendjen e rëndë të shqiptarëve në komunën e Bujanocit dhe po ashtu nga kryenegociatori i Republikës së Kosovës Z. Bislimi, kërkova që çështja e Luginës së Preshevës të jetë pjesë e dialogut me palën Serbe”, tha pas takimit Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit.
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës , Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci realizuan edhe një drekë pune më përfaqësues politik të komunës së Preshevës.
Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës përmes dy përfaqësuesve të saj, sot në Luginë të Preshevës solli zotimin se do të fokusohet në kujdesin maksimal ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Takimin me delegacionin e Kosovës e bojkotuan, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me partnerët e qeverisjes lokale me arsyetimin se ftesa i është bërë që delegacioni të qëndrojë në kabinetin e kryetarit e jo në drekë pune të përbashkët.
Me buxhetin e Kosovës përfitojnë 4 mijë e 10 nxënës shqiptarë tekste shkollore falas
Qeveria e Kosovës për herë të parë në projektligjin për buxhetin e vitit 2022 ka ndarë 2 milionë euro për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe nga këto mjete Këshilli Kombëtar Shqiptar ka siguruar tekstet falas për 4 mijë e 10 nxënës shqiptarë të shkollave fillore në këta rajon.
Ministrja e Arsimit, Shkencës , Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci tha se ishte kënaqësi e veçantë që bashkë me zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi të shpërndaj tekste shkollore falas për 4 mijë e 10 nxënës të Luginës së Preshevës.
“Me këtë rast vizituam dy shkolla "Muharrem Kadriu" në fshatin Tërnoc i Madh në Bujanoc dhe "Zenel Hajdini"në fshatin Raincë në Preshevë. Drejtorët e shkollave e vlerësuan lart këtë iniciativë të Qeverisë ndërsa nxënësit u shprehen shumë të lumtur. Si Qeveri mbesim të përkushtuar për të ofruar mbështetje të pakursyer për nxënësit, studentët dhe të rinjtë e komunave Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, u shpreh Nagavci. pas vizitës dhe shpërndarjes solemne të teksteve që bëri në dy shkollat fillore.
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministrja Arbëri Nagavci gjatë shpërndarjes solemne të teksteve shkollore u pritën me lule dhe duartrokitje nga nxënësit ndërsa drejtoria e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc ndau mirënjohje për kontributin e qeverisë së Kosovës ndaj nxënësve shqiptarë.
Vizita e delegacionit të Kosovës ishte e nivelit më të lartë qeveritar e realizuar deri më tani në Luginën e Preshevës duke marrë parasysh raportet Prishtinë-Beograd dhe ndikimet politike në këtë rajon./Skender Saqipi/Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/islimi-raince.jpg): failed to open stream: No such file or directory